McGregor suspendohet pas rrahjes nga Khabibi

Conor McGregor është suspenduar për një muaj për shkaqe mjekësore pasi u mposht nga Khabib Nurmagomedov në UFC 229.

Ylli i sportit luftarak u dorëzua në raundin e katërt në garën për titullin e kategorisë së lehtë.

Një zyrtar ka njoftuar se organizata e ka suspenduar për një muaj irlandezin, deri më 6 nëntor 2018.

McGregor u përball me goditje të fuqishme nga rusi gjatë gjithë meçit.

Është praktikë e UFC-së që të suspendojë në baza mjekësore dhe McGregor nuk do të ketë meç në muajin e ardhshëm.

Por dëmi mund të jetë edhe më i madh pasi McGregor mund të suspendohet më gjatë për shkak të rolit në përleshjen pas meçit.

Khabibi kaloi “oktagonin” duke goditur ekipin e McGregorit, ndërsa vetë irlandezi u përball me kushërinj dhe pjesë të ekipit të Nurmagomedovit.

Më Shumë

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit