McGregori e kishte nokautuar për 13 sekonda brazilianin që kërkon revansh, shikoni pamjet

Jose Aldo ka shprehur dëshirën të përballet me Conor McGregorin.

Rivali i Conor McGregorit për një kohë të gjatë ka kërkuar revansh ndaj ish kampionit të botës në UFC, pas humbjes nga Khabib Nurmagomedov në “UFC 229”.

“S’ke ku të ikësh, është koha”, ka shkruar Aldo në rrjetet sociale.

Aldo dhe McGregor janë përballur në vitin 2015 në “UFC 194”, ky i fundit e nokautoi brazilianin në raundin e parë pas 13 sekondave.

32-vjeçari ende nuk e ka pasur shansin të hakmerret për atë humbje në Las Vegas në dhjetor të vitit 2015 dhe është gati të përballet sërish me McGregorin, tani që ky i fundit nuk arriti ta mposhtë Khabibin. /Insporti.com/

Më Shumë

Prizren: Policia kap personin në kërkim – dërgohet në burg

Policia ka bërë të ditur se sot është lokalizuar dhe arrestuar një person në Prizren. Sipas policisë i njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte...

Ndahet nga jeta mësimdhënësi shumëvjeçar i shkollës “Zenun Çoçaj” në Gjonaj, Ismet Reka

Ka ndërruar jetë mësimdhënësi shumëvjeçar i SHFMU “Zenun Çoçaj” në Gjonaj të Hasit, Ismet Reka, duke lënë pas një trashëgimi të çmuar në fushën...

Lajmet e Fundit