16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Rëndësia e demonstratës së Prizrenit, 25 mars 1981

Xhevat Hasani

Është fakt i padiskutueshëm se në Prizren, më 25 mars të vitit 1981, ka ndodhur demonstrata e studentëve të Shkollës së Lartë Pedagogjike dhe e rinisë së shkollave të mesme të qytetit, në të cilën kërkesa politike për bërjen e Kosovës Republikë është dëgjuar për herë të parë, pasi që ajo njëherë ishte dëgjuar në demonstratat studentore të vitit 1968 në Prishtinë.

Është pikërisht kërkesa politike “Kosova-Republikë” e thirrur në demonstratën e 25 marsit në Prizren, ajo që atë demonstratë e bënë të veçantë në kalendarin e demonstratave të marsit e të prillit të vitit 1981 të ndodhura në Prishtinë e gjithandej Kosovës si dhe jashtë Kosovës në viset shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi dhe në Kosovën Lindore. Por, kjo nuk do të thotë aspak se po të mos ishte demonstrata e Prizrenit, e mbajtur më 25 mars, ku u thirrë kërkesa politike, “Kosova-Republikë”, rinia studentore në demonstratën e 26 marsit të vitit 1981, e mbajtur në Prishtinë, nuk do të dinte të dilte me kërkesën “Kosova Republikë”, siç ka dal. Po e them këtë, sepse ky shkrim nuk ka për qëllim as ngritjen dhe as uljen e një demonstrate në krahasim me tjetrën.

Por, shtrohet pyetja pse rëndësia e demonstratës së Prizrenit, e 25 marsit të vitit 1981, edhe pas më shumë se tri dekadave pas ndodhjes së saj, ka mbetur e heshtur dhe pothuajse e harruar.

S’ka dyshim se kjo ka ndodhur thjesht nga modestia e tepëruar e atyre të rinjve që asokohe e kanë inicuar dhe i kanë prirë asaj demonstrate, por të cilët për rëndësinë e saj kanë pritur të flasin e të shkruajnë të tjerët.

Ata të rinj që tani janë në mes të moshës 50 e 60-vjeçare kanë qenë: Begzat Gashi, Halim Buçaj, Nexhmije Demiri, Fatmir Zekolli, Ymer Balaj, Afrim Hoti, Hamez Kryeziu, Zenel Sallauka, Feti Hasani, Xhavit Çoçaj, Bedri Halimi, Sheradin Berisha, dhe të tjerë.

Më Shumë

Vlera e kredive të reja për muajin mars 2024 arriti në 241.20 milionë euro, edepozitave 69.70 milionë euro

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë...

Sonte Derbi i Madoninës: Fitorja shpall kampion Interin

Dy rivalët e përjetshëm të kampionatit Italian, Milani dhe Interi përballen me njëra-tjetrën në Derbin e Madoninës, mbrëmjen e kësaj të hëne, nga ku...

Lajmet e Fundit