Më 12 shkurt mbahet manifestimi “Republika”, 13 poetë shënojnë 13-vjetorin e Pavarësisë

Më 12 shkurt në Bibliotekën Kombëtare, duke filluar nga ora 17:00, mbahet Manifestimi Letrar “Republika”.

“Social Creativity”, ka filluar provat për organizimin e Manifestimit Letrar tashmë tradicional “Republika”.

Kësaj radhe 13 poetë do të lexojnë në shënim të 13 vjetorit të Pavarësisë.

“Republika”, do të flas përmes vargjeve të poetëve: Lulzim Haziri,  Arjola Zadrima, Adem Gashi , Vjollcë Berisha, Xhevat Latifi , Donika Dabishevci, Afrim Demiri, Vlora Konushevci, Blerina Gaxha Rugova, Ervina Halili,  Emin Emini, Nora Prekazi dhe Halil Matoshi, të cilat do t’i lexojnë aktorët Sheqerie Buqaj dhe Shkëlzen Veseli, bënë të ditur organizatorja, Vlora Ademi.

Leximet do të përcjellen nga tingujt e kitarës së Astrit Stafajt.

Fotot: Arben Llapashtica

Manifestimi mbështetet nga Ministria për Kulturë Rini dhe Sport dhe Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group Sh.A. Dega Kosovë, ndërsa sponsor medial është portali për kulturë, letërsi e art ObserverKult./ObserverKult

Më Shumë

59 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 866 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Gjendet personi i humbur në Prizren, ekipi i kërkim-shpëtimit jep detajet

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, njofton se pas kërkimeve intensive gjatë gjithë natës, është bërë e mundur gjetja e personit të humbur...

Lajmet e Fundit