19.8 C
Prizren
E martë, 30 Maj, 2023

Me kalendar të ngjeshur dhe pa tifozë, rifillon Formula 1

Rreziku mbetet i madh për të dështuar, por shpresa ekziston. Formula 1 mund të fillojë në 5 korrik me Çmimin e Madh të Austrisë dhe me një kalendar të shkurtuar.

Deri tani janë anuluar 10 gara, duke nisur me atë të Australisë që duhej mbajtur në muajin mars, e për të përfunduar me Çmimin e Madh të Francës.

Autoritetet franceze e vlerësuan si të pamundur organizimin e garës së këtij viti të planifikuar në 28 qershor, për shkak të epidemisë së Koronavirusit.

Presidenti francez, Macron, kishte ndaluar më parë çdo aktivitet sportiv  deri në mesin e muajit korrik. Konfirmohet, ndërkaq, Çmimi i Madh i Britanisë, ndonëse ai nuk do të jetë si zakonisht.

Organizatorët e konkurrimit, që mbahet në pistën e Silverstone, lajmëruan se ata po përgatiten për të zhvilluar garën, por theksuan se ajo do të jetë pa tifozë.

Humbja është e madhe sepse një ngjarje e tillë sportive zakonisht ndiqet nga më shumë se 100 000 spektatorë.

Mbretëria e Bashkuar vazhdon të jetë e goditur fort nga epidemia e Koronavirusit, por autoritetet sportive besojnë se janë kushtet për të zhvilluar garat, nën masa të forta sigurie.

Formula 1 parashikon të ketë gjithsej 12 gara këtë sezon, të fillojë në 5 korrik në Austri dhe të përfundojë në 29 nëntor në Abu Dabi.

Më Shumë

Djali raporton në policinë e Prizrenit se i është zhdukur baba

Një person është zhdukur në fshatin Lubiqevë të Prizrenit. Rasin në polici e ka raportuar djeli i të zhdukurit. Fsh. Lubiqevë, Prizren 26.05.2026-13:30. Me 27.05.2023 një...

Leao iu kërkon falje tifozëve të Juventus-it që e futi fanellën e tyre nën pantallona

Ylli i Milan-it, Rafael Leao, i ka tërbuar tifozët e Juventus-it duke e futur fanellën e tyre nën pantallona. Pas ndeshjes që Milan-i e mposhti...

Lajmet e Fundit