11.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Më pak studentë do të regjistrihen në UP

Më pak studentë do të mund të regjistrohen këtë vit në Universitetin e Prishtinës. Kështu ka bërë të ditur prorektorja për mësimdhënie në Universitetin e Prishtinës, Eda Vula, e cila ka thënë për Radio Kosovën, se kanë kërkuar nga njësitë akademike, që të dërgojnë propozimet e tyre.

Vula, tha se në konkursin e këtij viti, do të ketë më pak vende në Fakultetin Ekonomik dhe Juridik.

Javën e ardhshme, Universiteti i Prishtinës do të publikojë numrin e studentëve, që do të pranojë për vitin e ri akademik 2015/2016.

Ndërkaq, ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ka thënë se do ti studiojnë propozimet e Universiteteve publike për konkursin e sivjetmë, duke theksuar se Ministria ka dhënë instruksionet e saj për të zvogëluar numrin e studentëve për shkenca shoqërore dhe duke rritur numrin e tyre për shkenca ekzakte.

“Kemi pasur një trend jo të mirë ku kemi krijuar elita akademike të papuna, kemi krijuar mijëra ekonomistë, juristë, politikologë e filozofë, ndërsa nuk kemi investuar tek ekspertët e profileve teknike”, ka thënë ministri Bajrami.

Sipas tij me konkursin e muajit korrik do të shihen ndryshimet.

“…do të shkurtojmë numrin e studentëve për Juridik, Ekonomik, Shkenca Shoqërore e Filozofike, e do të rrisim numrin e studentëve për shkenca ekzakte. Ky është një orientim i mirë, sepse jemi duke e përshtatur sektorin e arsimit nevojave të tregut të punës”.

Ministri Bajrami, theksoi se Universitetet Publike tashmë do të specializojnë fusha të caktuara, duke mos përsëritur programet e njëri-tjetrit.

“Secili Universitet ka marrë instruksionet prej ministrisë që të specializojë e mos të ketë propozime të programeve. Dëshiroj që për tre katër vite këto gjashtë universitete që kemi të jenë të specializuara, p.sh atë që ofron Peja të mos ofrojë edhe Gjakova, Prizreni, Gjilani apo Mitrovica. Dëshirojmë të krijojmë universitete të specializuara për nevojat e tregut të punës”.

Më Shumë

Policia shqipton mbi 2 mijë gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2005 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Ballkani fiton dhe ruan kreun e tabelës

Fitore e rëndësishme e Ballkanit në udhëtim te Gjilani sot. Skuadra suharekase takimin e sotëm e fitoi 0-2 (Nazmi Gripshi 49’, Lumbardh Dellova 81’), për ta ruajtur kështu kreun e...

Lajmet e Fundit