7.7 C
Prizren
E diel, 15 Shkurt, 2026

“Me Shyhreten”

Shyhrete Berishës, suharekRrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës (RrGGK), organizon Kuvendin vjetor (të 12-tin), të anëtareve të RrGGK, i cili këtë vit do të organizohet me moton “Me Shyhreten”.

Në këtë mënyrë gratë duan të konfirmojnë përkrahjen për, Shyhrete Berisha, e cila humbi bashkëshortin dhe fëmijët e saj gjatë luftës dhe aktualisht është duke kërkuar të drejtën e saj në pronë.

“RrGGK qëndron pranë saj dhe të gjitha grave që ende përpiqen për të realizuar të drejtën e tyre ligjore për pronësi në Kosovë”, thuhet në një komunikatë për medie të Rrjetit.

RrGGK ka filluar të mbajë Kuvendin vjetor të anëtareve në vitin 2003, si pjesë e përgjegjësisë së anëtareve të stafit për të raportuar tek Kuvendi i Anëtareve të RrGGK çdo vit.

Në përputhshmëri me Statutin e RrGGK-së, Kuvendi i Anëtareve është organi më i lartë qeverisës, përgjegjës për zgjedhjen e Anëtarëve të Bordit të RrGGK, që mbikëqyrë dhe vlerëson punën e RrGGK-së.

Gjatë Kuvendit Vjetor prezantohet suksesi i RrGGK drejt implementimit të Planit Strategjik 2011-2014, duke u fokusuar në aktivitetet gjatë vitit 2014.

Mbi të gjitha, RrGGK shfrytëzon këtë kohë për reflektim dhe për të shprehur mirënjohje ndaj atyre që kanë dhënë kontribut thelbësor drejt avancimit të të drejtave të grave dhe barazisë gjinore në Kosovë dhe jashtë saj.

Më Shumë

14 vjet nga tragjedia në Restelicë

Sot shënohen 14 vjet nga një prej tragjedive më të rënda natyrore në Kosovë, kur fshati Restelicë në komunën e Dragashit u godit nga...

Nëntë kryesues ndalohen për falsifikim të rezultateve në Rahovec, prokuroria kërkon paraburgim për ta

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës ka ndërmarrë veprime lidhur me dyshimet për falsifikim të rezultateve të votimit...

Lajmet e Fundit