7.7 C
Prizren
E mërkurë, 11 Shkurt, 2026

Mediat e huaja shkruajnë për Hate Orën nga Kukësi, e cila ka endur qilima prej më shumë se një gjysmë shekulli

Mediat e huaja shkruajnë pr një prej traditave të njohura shqiptare, atë të endjes së qilimave.

“Associated Press” i ka dedikuar një shkrim Hate Orës nga Kukësit, e cila ka endur qilima prej më shumë se një gjysmë shekulli, që kur mësoi zanatin si fëmijë duke u futur vjedhurazi në punishten e tezes së saj.

Sot Hate është 64 vjeç dhe po u mëson vajzave, mbesave dhe grave të tjera metodat që mori dhe përsosi ajo për të siguruar një brez artizanësh të rinj për të ruajtur traditën.

Featured Image

Dikur në Shqipëri ishin 13 fabrika të shtetit që prodhonin qilima, kostume popullor artizanale. Vetëm Kukësi, një qytet në verilindje të kryeqytetit, Tirana, punësoi më shumë se 1,200 gra si endëse. Kur mbaroi epoka komuniste e vendit në 1990, fabrika lokale u mbyll.

Ora ndërtoi vet tre tezgjah dhe bleu një furnizim të madh të fibrave të leshit dhe mjeteve të tjera të nevojshme si pasojë e situatës kaotike. Sot, ajo është ndër të paktat shqiptare që ende bëjnë punë endjeje, e cila nuk sjell shumë para, por e ruan traditën.

Organizata joqeveritare Social Development Investment ka iniciuar një projekt për të trajnuar 125 gra në prodhimin e endjes së leshit. Qëllimi i kësaj nisme ishte hapja e një dritare shprese për njerëz të papunë por dhe për të mbajtur gjallë traditën e prodhimit të qilimave të punuar me dorë.

Hate Ora është pjesë e këtij programi dhe u mëson të rinjve të endin leshin nga delet rudë të zonës në qilima dhe sende të tjera. Ndërsa vetë Hate po mëson se si të pastrojë, lajë, krehë dhe ngjyrosë leshin me ngjyra të tjera natyrore./ KultPlus.com

Më Shumë

Fitore jetike e Rahovecit 029

Rahoveci 029 shënoi fitore jetike ndaj Vëllaznimit 86:84, në një përballje dramatike dhe shumë interesante. Kuqezinjtë kishin deri në 17 pikë epërsi, por e humbën...

Prokuroria nis hetimet ndaj anëtarëve të QNR-së në Dragash

Prokuroria Themelore në Prizren ka nisur hetime me vetiniciativë lidhur me procesin e rinumërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Dragash. Hetimet...

Lajmet e Fundit