Mediat në Itali: Dybala arrin marrëveshje me Inter-in

Mediat në Itali raportojnë se Paulo Dybala tashmë ka zgjedhur skuadrën e Inter-it për ta vazhduar karrierën e tij.

Sipas mediave italiane, zikaltrit dhe argjentinasi janë duke negociuar prej javësh dhe duket se tashmë kanë arritur marrëveshje për të firmosur një kontratë katër-vjeçare.

Numri 10 i Juventus-it nuk mori ofertë rinovimi nga bardhezinjtë dhe do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit.

Krahas Inter-it, për të shfaqën interes edhe skuadra si Manchester United e Atletico Madrid.

Megjithatë zikaltrit kanë qenë më bindës edhe për shkak të marrëdhënieve të Dybala-s me Marotta-n, por mbi të gjitha për faktin që argjentinasi është mësuar me jetën në Itali dhe nuk ka dëshirë të ndërrojë ambient.

Nga ana tjetër vlen të theksohet se kampionët në fuqi të Italisë, kanë marrë garanci për gjendjen fizike të Dybala-s dhe i kanë ofruar atij një rol të rëndësishëm në projekt, ashtu si kontrata katër-vjeçare dhe një pagë prej rreth 6.5 milionë eurosh, aq sa marrin aktualisht Lautaro e Brozovic.

Tani mbetet të pritet fundi i finales së Kupës së Italisë mes Inter-it dhe Juventus-it, që sulmuesi anësor të njoftojë edhe zyrtarisht kalimin e tij te Inter-i.

Kujtojmë që 28 vjeçari është pjesë e skuadrës se Juventus-it që nga vera e vitit 2015, i cili u transferua nga Palermo për shumën e 41 milionë eurove.

Gjashtë shtatë viteve me fanellën bardhezi, argjentinasi ka zhvilluar 289 ndeshje në të gjitha garat, prej të cilave ka shënuar 114 gola.

/Albanianpost.com

Asociation “Loyola–Gymnasium” shpall konkurs për regjistrimin e nxënësve për vitin shkollor 2022- 2023

Më Shumë

Totaj i kundërpërgjigjet Kurtit dhe Haskukës: Nuk po e bllokojmë stadiumin, po manipuloni opinionin publik

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, i është kundërpërgjigjur deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ish-kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka, lidhur me projektin...

Arrestohet në Prizren një i dyshuar për krime lufte, lirohet në procedurë të rregullt

Nën dyshimin për kryerjen e krimeve kundër popullsisë civile, është arrestuar një person në Prizren. Ai dyshohet se gjatë periudhës 24 prill 1999 e deri...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit