19.8 C
Prizren
E diel, 8 Shtator, 2024

Meghan Markle do të të fitojë 1 milion dollarë për postim në Instagram

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle mund të sigurojë të ardhura të kënaqshme nga hapja e llogarisë së re në rrjetin social, Instagram.

Sipas ekspertit të mediave sociale, Eric Schiffer, porsa Meghan të hapë zyrtarisht llogarinë e saj në Instagram, ajo do të bëhet ndër më të ndjekurat në këtë platformë.

Schiffer, e krahason Markle me familjen Karadashian, kjo e fundit njihet për popullaritetin gjigant në mediat sociale dhe të ardhurat e bujshme që siguron po nga këto platforma.

“Do të prisja që ajo të bëhej shpejt një nga llogaritë më të ndjekura në Instagram”, tha Eric.

“Ju keni të famshëm si Kardashians që mund të marrin 1 milion dollarë e lart për një postim të vetëm që promovon një produkt. Nuk ka asnjë arsye pse Meghan nuk mund të fitonte ato lloj tarifash”, shtoi ai.

Burime të shumta zbuluan ekskluzivisht për PageSix, transmeton AlbanianPost, se në fillim të këtij muaji Markle, 42 vjeçe, kishte siguruar llogarinë e Instagramit në emër të saj.

Megjithatë, një burim tjetër i brendshëm mohoi pretendimet për kthimin e Markle në platformën e mediave sociale, duke thënë se “janë të rreme”.

“Si mund të fitojë para nëse nuk ka as Instagram dhe nuk ka plane të ketë një të tillë?” pyet burimi në mënyrë retorike.

Sidoqoftë, nëse Markle vendos të krijojë një profil një ditë, Schiffer tha se ajo “duhet të jetë e kujdesshme” në mënyrë që të mos shihet “duke rrëmbyer çdo produkt nën diell”.

“Ajo do të përafrohet me markat dhe kompanitë cilësore që janë në përputhje me bindjet e saj politike dhe sociale”, shtoi ai.

Rikthimi i përfolur i alumit të “Suits” vjen gjithashtu mes bisedave se nëna e dy fëmijëve po planifikon rikthimin e saj në aktrim.

Sa i përket asaj se ku mund ta çojë menaxhimi i saj i ri, Schiffer tha se marketingu i vetes në mediat sociale do të ishte “hapi i radhës logjik”.

Më Shumë

Sot fillon viti i ri shkollor

Sot më 2 shtator, do të fillojë viti i ri shkollor 2024/2025.   Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacinit, Arbërie Nagavci, njoftoi se në koordinim...

Vajza dy vjeçare humb jetën pasi bie në kovën me ujë në fshatin Bllacë të Suharekës

Dhurata Bajraktari, dy vjeçarja nga Bllaca e Suharekës dyshohet se është mbytur pasditen e së shtunës në një kovë me ujë. Vdekjen e saj,...

Lajmet e Fundit