Megjithatë, Serie A mund të mos rifillojë

Nuk është e sigurt nëse sezoni në Serie A do të rifillojë edhe pasi klubeve iu është lejuar të rikthehen në stërvitje në grup nga 18 maji, ka paralajmëruar ministri i Sportit i Italisë Vincezno Spadafora.

Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, njoftoi të dielën mbrëma se faza dy e reagimit ndaj pandemisë koronavirus do të nisë më 4 maj, që nënkupton se lejohen aktivitetet sportive individuale, si tenis dhe not dhe mbajtja e distancës sociale, transmeton Gazeta Express.

Por kjo nuk do të thotë se sezoni 2019/20 në Serie A do të rifillojë sigurt, sipas shefit të sportit në vend.

“Klubeve do t’iu lejohet të rikthehen në stërvitje në grup nga 18 maji, por vetëm nëse në javët në vazhdim konfirmohet se ka kushte sigurie për këtë”, tha Spadafora për Rai.

Në teori, sportet e kontaktit mund të rikthehen më apo pas 2 majit, kur vendi do të lejojë hapjen e salloneve dhe dyqaneve të berberëve.

“Nuk dua ta penalizoj apo ngadalësoj rikthimin e futbollit, por më duhet të them se do ta shohim sepse duhet të kemi protokolle të caktuara për sigurinë e atletëve. Federata e Futbollit e prezantoi një protokoll mbrëmë dhe komiteti shkencor e vlerësoi si të pamjaftueshëm, pra ka nevojë për përmirësime”, shtoi ai.

Spadafora paralajmëroi: “Nuk është e sigurt se sezoni do të rifillojë, sepse ka shumë dyshime dhe situata është e komplikuar”.

Më Shumë

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit, përkujtohen 26 martirët në Prizren

Në 27-vjetorin e masakrës së Tususit janë zhvilluar homazhe në Kompleksin e Varrezave të Martirëve në Lagjen e Trimave, në nderim të 26 martirëve...

Mallorca vendos çmimin për Muriqin, prizrenasi drejt largimit

Krerët e Mallorcas raportohet se tashmë kanë përcaktuar çmimin për kartonin e sulmuesit të Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili pritet të largohet...

Lajmet e Fundit