Mehmetaj boton libër për krijimtarinë letrare të Ernest Koliqit

Studiuesja e letërsisë shqipe, Albanë Mehmetaj-Kaçandolli, veprimtarisë së vet studimore i ka shtuar edhe monografinë për krijimtarinë letrare të Ernest Koliqit.

Ajo, edhe këtë herë, edhe me këtë studim, edhe me këtë përzgjedhje autori, edhe me këtë qasje kritike, interpretuese, analitike ndaj të gjitha veprave të Koliqit, dëshmoi se ka bërë një punë të vyer e të domosdoshme për gjithë veprimtarinë e gjerë e të shumëllojshme të tij.

Pa asnjë dyshim, Kurs monografik për Ernest Koliqin është një prej studimeve më të plota shkruar dhe botuar deri më tash në gjithë hapësirën shqipfolëse. Për librin një vlerësim ka dhënë edhe studiuesi Kujtim M. Shala.

Më Shumë

Shfaqja e gjarpërinjve në Marash shqetëson qytetarët dhe vizitorët në Prizren

Banorët e zonës së Marashit në Prizren kanë shprehur shqetësim për praninë e gjarpërinjve që po shihen nëpër rrugë dhe hapësira publike. Sipas një sinjalizimi...

Bellanica: Prizreni dha mesazh të fuqishëm uniteti, besimi dhe shprese

Kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prizren dhe kandidati për deputet, Sejdi Bellanica, ka falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen në...

Lajmet e Fundit