Meksika goditet nga një tërmet i fuqishëm prej 7 shkallësh

Meksika është goditur nga një tërmet i fuqishëm prej 7 shkallësh.

Dridhja shkaktoi rrëshqitje të dheu dhe i dëmtoi disa ndërtesa.

Sipas Vëzhguesit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, tërmeti ndodhi 12.8 kilometra në verilindje të Acapulco-s në orët e hershme të së mërkurës, duke i nxitur njerëzit që të dalin në rrugë.

Qendra amerikane për paralajmërime për cunami lëshoi një paralajmërim pas tërmetit, duke thënë se ka gjasë për valë të rrezikshme deri 300 kilometra larg vendit të tërmetit.

Më vonë, kjo agjenci njoftoi se rreziku ka kaluar.

Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, tha se tërmeti nuk ka shkaktuar dëme të mëdha në Guerrero.

Agjencia e mbrojtjes civile tha se është duke bërë vlerësime për sigurinë e banorëve dhe për dëmet në 10 rajone, shkruan CNN përcjell Klankosova.tv.

Më Shumë

Kanoset me thikë polici në Suharekë, arrestohet një person

Derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, një polic është kanosur me thikë të dielën pasdite në Suharekë. Rasti ka ndodhur më 24.05.2026, rreth orës...

Malisheva përballet me mungesë uji dhe energjie

Malisheva vazhdon të përballet me mungesë të ujit të pijshëm dhe ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, duke ndikuar drejtpërdrejt në jetën e përditshme...

Lajmet e Fundit