9.8 C
Prizren
E martë, 23 Prill, 2024

‘Memecët’ e partive politike në Prizren, nëpër lista zgjedhore!

Afishet e partivePartitë politike të gjashtë komunave të rajonit të Prizrenit nuk kanë mundur t’i ikin përfshirjes në lista zgjedhore të këshilltarëve që janë treguar memec. Gjatë këtij mandati disa kuvendar janë treguar mjaft aktivë, por nuk kanë munguar as ata të cilët në të shumtën e rasteve janë treguar memec në seancat e organit më të lart vendimmarrës komunal.

Në raportin e fundit të KDI-së, rezulton se gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, në të gjitha këto kuvende komunale, kishte kuvendarë, të cilët për sa i përket angazhimeve dhe kontributit të dhënë si të deleguar të popullit nuk kanë folur asnjë fjal.

Nga gjithsej 164 kuvendarë sa kanë të gjitha asambletë komunale të rajonit të Prizrenit, rreth 50 prej tyre, sa i përket angazhimit dhe kontributit që kanë dhënë, janë në kategorinë e notimit negativ, kurse të atillë që për gjashtë muaj kanë treguar rezultate të dobëta apo nuk e kanë marrë asnjëherë fjalën janë 12. Në Prizren është 1, Therandë 8, Malishevë 11, Rahovec 8, Sharr 9 dhe 5 në Mamushë.

Është karakteristike se në të gjitha Kuvendet, pjesa më e madhe e kuvendarëve ‘memec’ janë nga radhët e partive në pushtet, ndonëse nuk ju mbesin prapa as ata nga partutë opozitare.

Naim Cahanaj, zyrtar i KDI-së në Prizren, thotë se këto të dhëna është dashtë që të merren parasysh nga partitë politike me rastin e përpilimit të listave zgjedhore për zgjedhjet e 3 nëntorit me qëllim që të ketë rritje të kualitetit të interesave të qytetarëve në organet vendimmarrëse komunale. Mirëpo, edhe pese në raportet dhe analizat e KDI-së çdo herë janë përmend me emër e mbiemër kuvendarët heshtak, disa prej tyre janë propozuar sërish në listat zgjedhore të partive politike, mbase edhe në krye të këtyre listave ?!

“Në kuadër të aktiviteteve për monitorim të punës së Kuvendeve të komunave të rajonit të Prizrenit, KDI-ja gjithnjë publikon edhe “Fletëvotimin” i cili përmban analizë dhe notim për punën individuale dhe të subjekteve politike të përfaqësuara në KK-të e rajonit të Prizrenit. Edhe gjatë gjashtë mujorit të parë të vitit 2013; ka përfaqësues të qytetarëve që nuk kanë marrë fjalën në seancat e mbajtura të Kuvendit gjatë periudhës janar-qershor 2013 dhe si të tillë janë vlerësuar me 0 % të vlerësimit të përgjithshëm”, tha Cahanaj për “PrizrenPress”.

Sipas tij, marrja e mandatit për përfaqësim të interesave të qytetarëve në organin më të lartë të vetëqeverisjes lokale dhe mos angazhimi total i tyre në ngritjen e çështjeve dhe marrjen e fjalës gjatë punimeve të seancave fletë më së miri që disa nga anëtarët që kanë marrë besimin nga qytetarët i kanë “tradhtuar” këta të fundit.

Ai tha se të gjithë kuvendarët japin dhe e nënshkruajnë betimin solemn me të cilin betohen se do t’i kryejnë me nder, me besnikëri, pa anime e me ndërgjegje dhe sipas ligjit detyrat dhe do t’i ushtroj autorizimet si këshilltar i kuvendit të komunës së,në mënyrë që të sigurohen kushte për jetë të qetë për të gjithë. “Dhënia e batimit në këtë formë dhe mos ushtrimi i autorizimeve të anëtarëve të Kuvendit të Komunës të përcaktuara me legjislacionin në fuqi fletë për “paafësin” (neglizhencën) e tyre që të ushtrojnë këto kompetenca”, thekson Cahanaj.

Sipas tij partitë politike është dashur t’i marrin parasysh analizat e KDI-së në mënyrë që të rritin kualitetin e përfaqësimit të interesave të qytetarëve në kuvendet e komunave të rajonit të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit