27 C
Prizren
E premte, 5 Shtator, 2025

Memli Krasniqi në Prizren: Modeli ynë i qeverisjes së mirë lokale, është modeli që ia ofrojmë Kosovës në nivelin qendror

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka vizituar sot qytetin e Prizrenit, për të parë nga afër punët, përmes të cilave kryetari Shaqir Totaj me ekipin e tij janë duke transformuar kryeqytetin historik e kulturor.

Kryetari Krasniqi, i shoqëruar nga Kryetari Totaj, përcolli nga afër punimet në transitin e ri, një projekt infrastrukturor që kishte qenë i bllokuar për më shumë se 15 vite, ndërsa sot është i përfunduar dhe po shfrytëzohet nga qytetarët.

Asociation “Loyola-Gymnasium” shpall konkurs për një mësimdhënës/e të lëndës së matematikës

Gjatë kësaj vizite, kryetari Krasniqi mori pjesë edhe në nisjen e punimeve për revitalizimin e rrugës “Shuaib Spahiu”, e cila do të lidhet me Shatërvanin, për t’i dhënë një tjetër pamje të bukur Prizrenit.

Ai tha se ky model i qeverisjes së mirë, të cilën Kryetari Totaj e ka instaluar në Prizren, është modeli që PDK i ofron Kosovës.

“Prizreni, me qeverisjen e Kryetarit Totaj, është rikthyer në një model të qeverisjes së mirë. Ky është modeli të cilin ne ia ofrojmë qytetarit të Kosovës edhe në nivelin qendror. Ky është modeli që i duhet Kosovës, i cili, fatkeqësisht, sot po i mungon shumë vendi tonë. Ky është modeli që kryen punë, i mban premtimet dhe është në shërbim të qytetarëve. Këtë model, ne jo vetëm që do ta ofrojmë dhe do ta promovojmë, por edhe do ta zbatojmë në të ardhmen”, ka thënë ai.

Banesa në shitje nga Renelual Tahiri  

Më Shumë

81 aksidente përgjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

81 aksidente trafiku u regjistruan gjatë ditës së shtunë në Kosovë. Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, 36 aksidente u shënuan me persona të...

Policia shqipton mbi 2 mijë e 300 gjoba trafiku brenda 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës ka shqiptuar 2366 gjoba për kundërvajtësit e trafikut brenda 24 orëve të fundit. Në 24 orët e fundit janë raportuar 48 aksidente...

Lajmet e Fundit