Memorandum për restaurimin e objektit të shkollës “Ruzhdije” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka nënshkruar memorandum të bashkëpunimit për restaurimin e objektit të shkollës “Ruzhdije” në Prizren, me Agjencinë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka deklaruar se investimi në rikthimin e trashëgimisë kulturore ndikon jo vetëm në zhvillimin e turizmit, por edhe të ekonomisë në këtë komunë.

Sipas tij, me këtë memorandum bashkëpunimi janë ndarë edhe obligimet që i ka secili institucion i përfshirë në këtë projekt. Burak Ceran, koordinator i përgjithshëm në TIKA shkollën “Ruzhdije”, e ka vlerësuar si një objekt shumë të rëndësishëm të trashëgimisë së Prizrenit dhe ka thënë se është i lumtur që po përkrahin një projekt të tillë.
Ai nuk ka dashur të flasë për buxhetin e projektit, me arsyetimin se ky është një donacion dhe se kur është fjala për Kosovën, shuma e parave nuk vjen në shprehje.

Ndërsa, Veton Ferizi, sekretar permanent në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka thënë se do të emërojnë një organ mbikëqyrës për këtë projekt dhe do ta japin përkrahjen e kërkuar. Ai ka treguar se do të jenë çdoherë afër komunës së Prizrenit në projekte të tilla, dhe ka thënë se shpreson që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje. /KosovaPress/

Më Shumë

Bashkimi investon në kushte moderne, nis renovimi i hapësirave të reja në “Sezai Surroi”

KB Bashkimi ka njoftuar nisjen e projektit për renovimin e hapësirave të reja në Qendrën Sportive “Sezai Surroi”, të cilat do të jenë në...

Arrestohet “dileri” i kërkuar në Prizren, ishte i dënuar me rreth 1 vit burgim

Policia në Prizren, gjatë ditës së sotme kanë arrestuar të kërkuarin që ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv, pasi dyshohet se kishte kryer...

Lajmet e Fundit