8.8 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Mes eliminimit dhe kualifikimit, natë e zjarrtë në Ligën e Kampionëve

Manchester City duhet ta mposht patjetër Bruggen për të shmangur eliminimin nga Liga e Kampionëve.

Në situatë të ngjashme është edhe Paris Saint-Germaini, që patjetër duhet të fitoj ndaj Stuttgartit për të avancuar nga faza e ligës.

City ka 8 pikë dhe është i 25-ti në tabelë, ndërsa Parisi me 10 pikë renditet i 22-ti.

Faza e ligës mbyllet sonte me 18-të ndeshjet e xhiros së tetë, që startojnë në orën 21:00, ku do të mësohet se cilat skuadra avancojnë tutje dhe cilat eliminohen nga Championsi.

Në fazën e ligës garojnë 36 skuadra, ku tetë të parat avancojnë direkt në 1/8 e finales kurse ekipet prej pozitës së nëntë deri në pozitën e 24-të-të, kualifikohen në fazën e plejofit dhe e kërkojnë një vend në 1/8 e finales.

Real Madridi e ka të sigurt vendin në plejof por ka gjasa për kualifikim direkt, situatë në të cilën janë edhe Bayerni, Juventusi e Borussia Dortmundi, skuadra këto që gjithashtu i kanë nga 12 pikë të mbledhura.

Reali luan në udhëtim te Bresti, Juventusi e pret Benfican, ndërsa në shtëpi luajnë edhe Bayerni e Dortmundi që përballen me Sllovanin, përkatësisht Shakhtarin.

Duelet tjera të mbrëmjes, janë: Aston Villa – Celtic, Barcelona – Atalanta, Bayer Leverkusen – Sparta, Dinamo Zagreb – Milan, Girona – Arsenal, Inter – Monaco, Lille – Feyenoord, PSV – Liverpool, Salzburg – Atletico Madrid, Sporting – Bologna, Sturm Graz – Leipzig dhe Young Boys – Cërvena Zvezda.

Marketing

 

Më Shumë

Sekuestrohen 2 kg heroinë dhe armë pa leje në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar opinionin publik se në kuadër të veprimeve hetimore dhe në bashkëpunim me organet e rendit, janë ndërmarrë masa...

Mësohet kur do të shpërndahet paga e 13-të

Paga e 13-të do të shpërndahet me datën 31 mars. Kështu ka njoftuar deputeti i LVV-së, Fatos Geci, i cili është edhe anëtar në Komisionin...

Lajmet e Fundit