Mes pelikanësh

Autori: Enver Sulaj

Ti flet me pelikanët e uritur
Ata zemrën ta shqyejnë në copa
Si sardelet në ishujt shkëmborë të Egjeut

Moxarti në pentagram t’i lag sytë
E copën e bukës në prehër
Lotët t’i mbulojnë kaçurrelat
E trishtimin fëminor

Luaj me guralecët në plazh
Me velat e anijeve
Të kthyera kah trishtimi që e ruan në sirtar

Lundro si dje
Drejt ëndrrave që të rrëzuan hundë e buzë

4 shkurt 2018

Më Shumë

Vazhdon aksioni kundër vjedhjes së ujit: Shkyçen 10 lidhje ilegale në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Hidroregjioni Jugor” ka vazhduar aksionin kundër lidhjeve të paautorizuara në rrjetin e ujësjellësit, duke identifikuar dhe shkyçur 10 lidhje ilegale...

Diaspora përmbys rezultatin në Malishevë: VV-ja del partia e parë, PDK-ja bie e dyta

Numërimi i votave me postë të diasporës ka sjellë ndryshime në renditjen e partive edhe në komunën e Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dalë e...

Lajmet e Fundit