5.8 C
Prizren
E martë, 19 Mars, 2024

Mes vërshimeve e varfërisë, bujku nga Krusha e Rahovecit: Kam humbur 20 mijë euro nga përmbytjet

Në rrugën kryesore që të dërgon nga Gjakova për në Prizren, udhëtarët kalojnë përmes fshatit Krushë të Rahovecit. I njohur për bujqit e devotshëm, gjëja e parë që të bie në sy janë arat e mbjella me perime, kryesisht speca të ndryshëm. Së fundmi, nga të reshurat e mëdha të shiut, krushianët janë përballë me vërshime, që ka dëmtuar të mbjellat e tyre.

Mes vërshimeve e varfërisë, bujku nga Krusha e Rahovecit: Kam humbur 20  mijë euro nga përmbytjet - NACIONALE

Në arat e Krushës, mund të gjesh pothuajse të gjitha llojet e specave, e të cilët përdoren për turrshi, por edhe për përgatitjen e ajvarit që eksportohet edhe jashtë Kosovës.

Procedura e përgatitjes së ajvarit, fillon që nga fundi i gushtit e gjatë tërë muajit shtator, dora e parë e perimeve të nevojshme për ajvarin, vetëm se është vjelur.

Dhe konkurrenca është mjaft e madhe për të arritur që të sigurohen perime nga ‘’dora e parë’’, mirëpo as vjelja për herë të dytënuk është e ndonjë kualiteti më të dobët. Krejt kjo varet nga kushtet atmosferike që përcjellin kultivimin.

Fermerët nga Krusha, ishin bërë gati që vazhdonin vjeljen e specave, ky fshat u përball më të reshura të mëdha atmosferike, nga ku dhe arat e tyre u përmbyten.

Uji, i cili kishte përmbytur arat, ka shkaktuar mjaft probleme, pasi që perimet kanë filluar të kalben.

Për fermerët, të cilët tashme kishin kontraktuar të vjelat e tyre dhe për ata të cilët nga shitja e këtyre perimeve rrënojnë edhe gjatë pjesës tjetër të vitit, këto përmbytje kanë shkaktuar dëme ekonomike të mëdha.

Dëmet të cilat më janë shkaktuar mua dhe familjes time, janë dikund rreth 20 mijë euro”, tha Faik Haliti, fermer nga Krusha, i cili punon së bashku më të gjithë anëtarët e familjes së tij.

Ministria e Bujqësisë, së bashku me komunat që pësuan nga vërshimet, ka krijuar një komision për vlerësimin e dëmeve nga përmbytja.

“Dëmet e shkaktuara në bujqësi nga reshjet e shiut, do të kompensohen nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, ka thënë ministri Faton Peci ditë më parë.

Por, sipas bujqve, nuk ka qenë problemi vetëm tek të reshurat e mëdha të shiut, por edhe tek neglizhenca që komuna e Rahovecit i ka bëre kërkesës së tyre për të rregulluar çështjen e pikës grumbulluese të ujit në fshat.

“Që 5 vite kemi kërkuar nga komuna që të rregullojë ketë pikë grumbulluese të ujit, por kërkesa jonë ka hasur në vesh ë shurdhër. Para 2 viteve, gjatë muajit janar ka pasur përmbytje në këtë zonë, kur është shkrire bora, e kanë parë edhe atëherë, mirëpo ende asgjë nuk është ndërmarre.”, vlerësoi fermeri Haliti.

Pika grumbulluese e ujit e cila gjendet ne mes fushave bujqësore, po del që të jetë problem i madh, pasi që pikërisht nga aty është shpërndarë i tërë uji i cili ka përmbytur arat e mbjella.

“Ka fillu uji të dalë njëherë nga arat të cilat gjenden ngat ‘rekes’ aty, pastaj ka kaluar në të gjithë zonën, pasi që të reshurat e shiut kanë vazhduar për disa ditë.”, shtoi fermeri nga Krusha e Rahovecit.

Faik Haliti shpreson në kompensimin që Qeveria do të bëjë gjatë muajit nëntor, pasi që demet e shkaktuara nga përmbytjet arrijnë shifrën e 20mijë euro.

“Komisioni ka qenë këtu, e ka bërë vlerësimin e dëmit, sipas vlerësimeve që ka bëre unë vetë që nga momenti i vjeljes e deri të shitja, kam pësuar dëme rreth 20 mijë euro, ashtu siç e kam vlerësuar unë, e ka vlerësuar edhe komisioni pasi që behët fjalë për 4 hektar’’, tha Haliti.

Gjatë ecjes në fushat e Krushës, shumë fermerë po tentonin të shpëtonin atë çfarë u kishte mbetur pas vërshimeve. Por, toka e mbuluar me baltë e vështirësonte punën e vjeljes.

Perime të kalbura shtriheshin në të gjithë zonën, të cilat në një realitet tjetër do të servoheshin në tavolinat tona.

Rritja e madhe e çmimit të mbjelljes do të varfërojë edhe me shumë tryezën tonë, pasi që çmimi për mbjelljen e një hektari me spec nga 5 mijë euro ka “fluturuar” në 7 mijë euro./ Nacionale

Më Shumë

Caras Y Caretas (1912)/ Intervista me politikanin shqiptar në Buenos Aires, i cili braktisi ndërmarrjen e tij në jug të Brazilit për të bërë...

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 16 Mars 2024 “Caras y Caretas” ka botuar, me 30 nëntor 1912, në faqen n°60, intervistën me një politikan shqiptar në...

Tërmet i fuqishëm në Malin e Zi, lëkundjet u ndien edhe në Kosovë

Një tërmet i fuqishëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Malin e Zi.   Raportohet se lëkundja e tokës ka qenë me magnitudë 5.4 shkallë të...

Lajmet e Fundit