23.2 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Mesazhi i eurodeputetëve për Serbinë: Nëse s’e pranoni marrëveshjen me Kosovën, do të bëheni si Irani i Evropës

Deputetët e Parlamentit Evropian ua kanë bërë të qartë homologëve të tyre në Parlamentin e Serbisë se çfarë mund të ndodhë nëse Serbia nuk është konstruktive në arritjen e një “marrëveshjeje finale” gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën në bazë të propozimit të Bashkimit Evropian.

“Nëse marrëveshja nuk pranohet, Serbia nuk do të jetë një ishull, por një shtet sikurse Irani në Evropë”, tha një eurodeputet, raporton rrjeti ballkanik i lajmeve N1.

Eurodeputetët raportohet të kenë thënë se presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në takimin me “pesëshen e madhe” më 20 janar i është thënë se hyrja e Serbisë në BE mund të arrihet në vitin 2030 dhe se kjo paketë duhet të zbatohet për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ligjvënësit e BE-së diskutuan nivelin e harmonizimit të Serbisë me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, me theks të veçantë mosrespektimin e sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë ndërsa shprehën shqetësimin për rënien e mbështetjes publike për anëtarësimin e Serbisë në BE dhe investimet e Rusisë dhe Kinës në Serbi.

Ndryshe, delegacioni i Parlamentit Evropian për dialog ndërpartiak, i udhëhequr nga Vladimir Bilçik dhe Matjaz Nemec, qëndruan për vizitë në Serbi të premten ku kanë biseduar me deputetë në Kuvendin e Serbisë.

Më Shumë

Isuf Çollaku – Bukëpjekësi që la gjurmë në Prizren

Zanati i bukëpjekësit ka qenë ndër më të vjetrit dhe më të nderuarit në qytetin e Prizrenit, dhe një nga emrat që lidhet ngushtë...

Murtaja e Ruminantëve të Vegjël godet financiarisht fermerët

Të enjten (3 korrik) është konfirmuar rasti i parë i sëmundjes PPR (Murtaja e Ruminantëve të Vegjël) në vendin tonë, gjegjësisht në një fermë...

Lajmet e Fundit