0.8 C
Prizren
E martë, 5 Nëntor, 2024

Mesha e Ditës së Krishtlindjes në Prizren kremtohet me lutjet për paqe dhe shëndet

Mesha e Ditës së Krishtlindjes në Katedralen “Zoja Ndihmëtare” në Prizren është kremtuar të premten me lutjet për paqe, lumturi dhe shëndet për të gjithë. Prijësit e Kishës Katolike në Kosovë duke përkujtuar se viti aktual nuk ka qenë i zakonshëm, përkatësisht sfidues për njerëzimin, kanë theksuar se përgjigja përfundimtare për besimtarët është Zoti.

Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, imzot Dodë Gjergji gjatë kësaj meshe ka ftuar besimtarët që të luten për paqe dhe shëndetin e gjithë qytetarëve të vendit. “Le të lutemi në këtë ditë për të gjithë njerëzit në Kosovë, le të lutemi për të gjitha zemrat që paqja e Zotit të hyjë në to, që shkëlqimi i dritës së Zotit dhe shpirti i shenjtë të ndritë zemrën e çdo njeriu në Kosovë, në mënyrë që ne ta mund të gjejmë gëzimin, gëzimin që nuk trishtohet kurrë nga e keqja, gëzimin që nuk zbehet kur na mungojnë gjërat, gëzimin që na bën të lumtur për atë që jemi dhe jo për atë që kemi, gëzimin që na bën të shpresojmë në atë që na është dhuruar nëpërmjet Jezu Krishtit. Le të lutemi për gjithë ata njerëz që kanë kaluar në amshim, ata që kanë lënguar për shkak të sëmundjes, ata që janë nëpër spitale dhe për shëndetin e gjithë juve”, ka thënë Gjergji.

Ai ka theksuar se shkaku i pandemisë është dashur që të ndryshohen edhe shprehitë e përditshme.

“Këtë vit kemi festuar të gjitha festat në një ambient të trishtimit dhe frikës, në një ambient ku nuk kemi mundur të gëzohemi dhe të festojmë, sikur ato festat e familjes ashtu edhe festat e Kishës dhe festat tjera shoqërore”, ka thënë Gjergji, duke shtuar se shkaku i koronavirusit njerëzimi sivjet mbeti pa përgjigje. “Dhe u dashtë me marrë masa të papërshtatshme për jetën e njeriut, deri në ato masa ekstreme që unë si Ipeshkëv me ju ndalue me ardhë në Kishë, që është sakrilegji më i madh që mund ta bëj një Ipeshkëv . Por megjithatë kjo ka qenë e nevojshme për shkak të dashurisë ndaj juve, për shkak të kujdesit, për shkak të përgjegjësisë, për të ruajtur jetën dhe shëndetin e njëri tjetrit”, ka deklaruar Gjergji, për të shpjeguar tutje se përgjigja përfundimtare për besimtarët është Zoti. Ai i ka bërë thirrje besimtarëve që në këtë festë të kuptojnë se Krishtlindja është edhe “praktikë e përjetimit të pranisë së tij në mesin tonë, në jetët tona, Kishën tonë dhe zemrat tona”./KOHA/

Më Shumë

Armend Xhoxhaj shënon fitore kundër rivalit serb

Boksieri shqiptar nga Prizreni, Armend Xhoxhaj, ka arritur një fitore të rëndësishme në karrierën e tij, duke mposhtur rivalin serb, Milosav Saviq, në një...

Fillon pilotimi i skemës së reformuar të asistencës sociale, rreth 2 mijë familje në nevojë do të përfitojnë

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se ka filluar pilotimi i skemës së reformuar së asistencës sociale. Sipas tij, nga grupi i...

Lajmet e Fundit