17 C
Prizren
E premte, 2 Maj, 2025

Mësimdhënësit me kontrata të përhershme

Arsim Bajrami-ministri arsimitËshtë nënshkruar kontrata e përhershme në mes të mësimdhënësve dhe Drejtorive Komunale të Arsimit, e cila është edhe një nga kërkesat e kontratës kolektive për arsim.

Në mënyrë simbolike sot kjo kontratë është nënshkruar nga katër komuna si: Prishtina, Gjakova, Podujeva dhe Kamenica derisa e njëjta do të nënshkruhet me të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, tha se nënshkrimi i kësaj kontrate është hap shumë i rëndësishëm derisa shtoi se investimi në arsim pas shpalljes së pavarësisë është investimi më i mirë që mund t’i bëhet një vendi.

Bajrami tha se nënshkrimi i kësaj kontrate është vetëm një nga kërkesat e kontratës kolektive derisa ka shtuar se në të ardhmen do të punohet në plotësimin e të gjitha kërkesave që dalin nga kjo kontratë.

Në emër të mësimdhënësve, Eldita Mullahasani, mësimdhënëse nga Gjakova, e ka përshëndetur nënshkrimin e kësaj kontrate derisa ka thënë se e pati fatin ta nënshkruaj e para një kontratë të tillë.

“Pata fatin dhe kënaqësinë, njëherit dhe privilegjin të jem njëra prej nënshkruesve të parë të kësaj kontrate kolektive me shpresë se do të zotohemi që të punojmë edhe më shumë, të avancojmë akoma më shumë procesin edukativ dhe arsimor, transmeton kp. Kjo kontratë na bënë të ndjehemi sa të privilegjuar aq edhe të detyruar ndaj obligimeve tona duke shpresuar se do ta zbatojmë ashtu siç duhet dhe ashtu siç e kërkon detyra e mësimdhënësit”, ka theksuar ajo.

Mësimdhënësit në Kosovë deri më tani kanë pasur kontrata njëvjeçare të cilëve me ndërrimin e drejtorëve komunal të arsimit ka pas raste kur edhe u janë ndërprerë në fund të vitit.

Ndërkohë, nga ky vit të gjithë mësimdhënësit në arsimin parauniversitarë do ë ketë kontrata të përhershme të cilat mund

Më Shumë

Zip-line në Prizren, së shpejti atraksioni i ri turistik afër Kalasë së vjetër

Në afërsi të Kalasë së Prizrenit ka nisur ndërtimi i një zip-line, që mundëson “fluturimin me kabllo” te pjesa tjetër e luginës. Synimi është...

Lamtumirë mësuesit dhe poetit Agim Kastrati

Mbledhja komemorative për mësuesin dhe poetin Agim Kastrati u organizua dje nga shkolla "Fehmi Agani" në Turjakë të Malishevës. Në këtë ceremoni morën pjesë Kryetari...

Lajmet e Fundit