14.8 C
Prizren
E enjte, 28 Mars, 2024

I sigurtë

ura e gurit ne prizrenNë mbledhjen e sotme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi e cila është drejtuar nga kryetari i këtij Këshilli, Ramadan Muja, më së shumti është diskutuar për gjendjen e rrugëve pas të reshurave të fundit, si dhe në përgjithësi për nivelin e sigurisë në komunën e Prizrenit.

Zyrtari komunal për informim, Ymer Berisha, tha se përkundër reshjeve të vazhdueshme, Komuna e ka menaxhuar si duhet situatën, “dhe mund të themi se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe së dëmet nga vërshimet nuk kanë krijuar telashe të theksuara”.

I pyetur se a do të ndihmojë komuna familjen Gashi, pas përmbytjeve nga vërshimet të dy shtëpive të kësaj familje që kishim raportuar ditën e premte, zyrtari Berisha, tha se lidhur me këtë çështje është duke u marr një komision i caktuar nga komuna, por shtoi, se në disa raste edhe qytetarët duhet të jenë të përgjegjshëm se a i plotësojnë kriteret urbanistike për ndërtim të shtëpive. Në mbledhjen e sotme, janë diskutuar edhe tema të tjera që kanë të bëjnë me gjendjen e sigurisë në Prizren, dhe përgjegjësitë që duhet ti kenë organet kompetente/TVPZ/

Më Shumë

Thjesht por bukur, ja si duket Shkurte Fejza kur rri në shtëpi

Është një ndër këngëtaret më të dashura të muzikës popullore në vend. Shkurte Fejza vazhdon të jetë shumë e njohur për këngët e saj,. Shkurta vazhdon...

Ylli shkëlqen edhe ndaj Proton Cable Prizreni

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore shumë të vlefshme, duke mundur Proton Cable Prizrenin me rezultat 63:96 (16:28, 13:25, 19:22, 15:21), në javën e...

Lajmet e Fundit