8 C
Prizren
E enjte, 26 Mars, 2026

Mësimdhënësit nga Kosova ia mësyjnë Durrësit për pushime

Dhjetëra mësimdhënës nga Kosova ia kanë mësyrë Durrësit për pushime.

Në pushime me ta kanë shkuar edhe udhëheqësit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK).

Ndërsa, vet nga SBASHK’u kanë bërë të ditur muajin e kaluar se do t’i dërgojnë në pushime 452 anëtarë të saj.

Nga kjo Sindikatë patën thënë se do t’i dërgojnë në pushime punëtorët e arsimit për angazhimin dhe përkushtimin e tyre” në këtë vit mësimor plot sfida e vështirësi të krijuara nga pandemia”.

Tutje nga SBASHK’u patën thënë se pasi kanë analizuar mundësitë buxhetore, kanë marrë vendim që 452 anëtarë që janë përzgjedhur nga shoqatat sindikale arsimore e të kulturës  dhe njësive akademike nga e tërë Kosova t’i dërgojnë për pushime.

Kujtojmë që SBASHK’u edhe mëherët ka dërguar mësimdhënës në pushime në Shqipëri.

Më Shumë

Selmanaj përcjell urimet për Fitër Bajram nga KBI e Prizrenit

Kryetari i degës së Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, Driton Selmanaj, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit me rastin e festës...

Vashat e Bashkimit një hap larg finales

KBF Bashkimi është vetëm një hap larg finales së Play-offit, pasi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi ndaj KBF Prishtina. Prizrenaset triumfuan bindshëm në...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit