24.8 C
Prizren
E diel, 19 Shtator, 2021

Reagon MSh-ja: Vaksinat kundër COVID-19 kanë afat të mjaftueshëm, përfshirë edhe ato që kanë ardhur nga Norvegjia

Ministria e Shëndetësisë përmes një njoftimi për media ka siguruar qytetarët se vaksinat kundër COVID-19 kanë afat të mjaftueshëm përdorimi.

“Ministria e Shëndetësisë i siguron qytetarët e Republikës së Kosovës se të gjitha vaksinat kundër COVID-19, të cilat janë duke u dhënë në Kosovë, përfshirë edhe ato që janë marrë këtë javë donacion nga Mbretëria e Norvegjisë kanë afat të mjaftueshëm përdorimi dhe i kanë kaluar të gjitha procedurat e aprovimit për përdorim të sigurt”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Ministria ka theksuar se dezinformatat lidhur me afatin e përdorimit për vaksinat e pranuara nga Mbretëria e Norvegjisë, të bëra nga individë të ndryshëm, përveç që shkaktojnë pasiguri tek qytetarët në këtë kohë kur vaksinimi kundër COVID-19 ka fituar një dinamikë intensive, flasin edhe për mungesën e respektit ndaj donatorit – shtetit të Norvegjisë.

“Duke u bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/) për marrje të vaksinës kundër COVID-19, MSh rikujton faktin se Kosova është nga shtetet e rralla në rajon që nuk ka pranuar të marrë vaksina të pa aprovuara nga EMA dhe OBSh për përdorim kundër COVID-19”, thuhet më tej në njoftimin e MSH-së.

Ndryshe, deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka deklaruar se dozat e vaksinave që kanë ardhur nga Norvegjia janë me afat të skaduar.

Haxhiu, përmes një postimi në Facebook, ka pyetur se “sa prej ke?tyre vaksinave AstraZeneca të pranuara donacion nga Norvegjia ju ka skaduar afati i pe?rdorimit me date? 30 qershor 2021 dhe sa prej tyre iu skadon me 30 korrik 2021”.

Kujtojmë se të shtunën Ministria e Shëndetësisë njoftoi se ka pranuar 182,000 doza të vaksinës AstraZeneca që janë donacion nga Norvegjia

Më Shumë

Spitali i Prizrenit, 123 pacientë po trajtohen me Covid-19

Po vazhdon të bie numri i pacientëve që po kërkojnë spitalizim në klinikat COVID-19 të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, thuhet në raportin ditor...

Takohen Muharremaj i AAK-së dhe Haskuka i LV-së, kjo është arsyeja

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili është duke synuar edhe për një mandat nga radhët e AAK-së, është takuar sot për...

Qeveria ende nuk di si të shpërndajë 12 milionët për mbështetjen e familjes, vlerësohen si të pamjaftueshme

Në kuadër të pakos së Ringjalljes Ekonomike për vitin 2021, janë ndarë 12 milionë euro që ka për qëllim Mbështetjen e Familjes, duke synuar...

Dy vite pa dramaturgun rom, Nexhip Menekshe

Sot u bënë dy vite nga vdekja e dramaturgut dhe aktorit të komunitetit rom, Nexhip Menekshe. Ai la pas vetes një trashëgimi të pasur artistike....

Këto janë kushtet për studentët për të banuar në konvikte

Në një dhomë në konvikt pritet të qëndrojnë tre persona, ata duhet të jenë të vaksinuar. Të tilla punë po kryhen në njërin nga konviktet...

Mjekët në Suharekë s’dijnë si të veprojnë me qytetarët që u skadoi afati për marrjen e dozës së dytë të vaksinës

Janë bërë gati dy muaj prej që L.B nga Suhareka i ka kaluar termini për marrjen e dozës së dytë. Kjo për shkak të problemeve...

Kuteli, ylli që shndriti letrat shqipe

Mjeshtri i realizimit magjik, rrëfimtar i shkëlqyer, përkthyes i majave të letërsisë botërore; njëherësh edhe studiues dhe financier me kontribute të mëdha për ngritjen...

Retë “Mammatus” shfaqen në Prizren

Retë e llojit “Mammatus” janë shfaqur në Prizren, sipas një fotografie të postuar në faqen e motit në Facebook, Meteo Ballkan. Retë “Mammatus”, kanë pamje...

UP hap konkursin për afat të dytë për pranimin e studentëve të rinj

Universiteti i Prishtinës ka njoftuar se sot është hapur konkursi plotësues për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve për...

Malisheva vazhdon me fitore, mposht Feronikelin në ‘Liman Gegaj’

Ndeshja ishte e hapur sidomos në pjesën e parë ku të dy skuadrat kishin raste. Rastin e parë të mirë e kishte Hasan Hyseni që...

Pozita e opozita në Prizren, përplasen për arsimin

Kuvendi i Komunës së Prizrenit sot ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme për arsimin. Gjatë mbledhjes asamblistët ngritën çështje të ndryshme dhe paraqitën kërkesat dhe pyetjet...

Këto janë të gjitha masat e reja kundër COVID-19 që hyjnë në fuqi nga sot

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se nga sot do të hyjnë në fuqi masat e reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë...

Totaj: Ua kemi borxh dëshmorëve që ta ndërtojmë Prizrenin

Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, ka vizituar sot familjen e heroit të kombit Xhevat Berisha. Ai, është shoqëruar nga Shefi i...

Prizreni i reformave administrative

Është përmbyllur projekti me IFC/Bankën Botërore 'Klima e Investimeve në Kosovë', të implementuar nga Drejtoria e Administratës së Prizrenit, e cila ka mundësuar thjeshtimin...

Thaqi i reagon LDK-së në Prizren: Mielli është donacion i pranuar nga “Jetimat e Ballkanit”

Drejtori i Punës dhe Mirëqenies Sociale në Prizren, Islam Thaqi, ka demantuar LDK-në rreth shpërndarjes së miellit në fshatin Skorobisht. Sipas tij, mielli nuk është...

The Sun: Tirana, vendi më i lirë për t’i kaluar pushimet

Gazeta britanike, “The Sun”, ka shkruar një artikull për vendet më të lira për pushime në Evropë, ku Tirana renditet e para në listë. “Tirana,...

Lajmet e Fundit