13.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Mësimi fillon në dy faza, e para më 14 shtator, e dyta më 21

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, sot ka mbajtur një mbledhje virtuale me drejtorët komunalë të arsimit. Aty është vendosur që mësimi të fillojë në dy faza

Jo të gjithë nxënësit do t’u kthehen bankave shkollore më 14 shtator.

Kjo pasi mësimi do të fillojë në dy faza. E para do të nisë më 14 shtator, ndërkaq e dyta më 21.

Express mëson se në fazën e parë janë të përfshirë parashkollorët, nxënësit e klasës së parë, dytë, tretë, gjashtë dhe dhjetë.

Ndërkaq faza e dytë e mësimit e cila do të fillojë më 21 shtator, përfshin nxënësit e klasës së katërt, gjashtë, tetë, nëntë, dhjetë, njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë.

Nxënësit e fazës së dytë të cilët mësojnë në shkollat të cilat nuk kanë kapacitet në objekte, do të mësojnë dy ditë në shkollë dhe tri ditë online.

Ndërkaq në vitin e ri shkollor do të angazhohen edhe mësimdhënës shtesë, në rastet kur ka mungesë të atyre aktualë, si pasojë e infektimit me COVID-19, apo edhe problemeve tjera shëndetësore, shkruan Express.

Mësimdhënësi shtesë do të angazhohen duke u bazuar në Ligjin e Punës, sipas nenit me të cilin përcaktohet angazhimi në raste specifike.

Më Shumë

Pse e sulmoi Irani Izraelin?

Ben Blushi Sulmi i Iranit kundër Izraelit do të mbahet mend si një ngjarje në të cilën ai që sulmon ka më shumë frikë se...

Arrestohet një burrë në Malishevë, rrahu fëmijët e tij të mitur

Në Malishevë, një burrë u arrestua, pasi ka ushtruar dhunë ndaj fëmijëve të tij të mitur. “Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas...

Lajmet e Fundit