-3.1 C
Prizren
E mërkurë, 21 Janar, 2026

Michael Jackson “rilind” me hologram, triumf në Billboard Music Awards

MichaelJackson6-22Pesë vjet pas vdekjes, Michael Jackson elektrizoi publikun e Billboard Music Awards, dje në mbrëmje në Las Vegas, duke ”rilindur” në formën e hologramit për të interpretuar një prej këngëve të albumit të tij të fundit pas vdekjes.

Me një veshje të artë dhe pantallona të kuqe, hologrami i ”mbretit të popit” fizikisht shumë më afër me kohën e tij “Bad” se vitet e tij të fundit, interpretoi “Slave to the rythm”, një prej tetë këngëve të albumit pas vdekjes “Xscape”, publikuar këtë javë në SHBA.

Koreografia, shumë e sofistifikuar dhe gjithashtu e interpretuar nga një trupë kërcimtarësh, përfshinte të gjitha lëvizjet karakteristike të yllit të popit, veçanërisht ”moonwallk-un” e tij të famshëm.

Për ”shfaqjen” e Michael Jackson, mbajtur sekret deri në momentin e fundit, është nevojitur një vit punë dhe kanë konkuruar 104 artistë dhe teknikë, sipas organizatorëve.

Kjo përkon me pesë vjetorin e vdekjes së këngëtarit, i cili vdiq më 25 qershor 2009 nga mbidoza e medikamenteve, në moshën 50-vjeçare.

Më Shumë

Sulmuan me mjete të forta katër zyrtarët policorë në Prizren, tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje

Tre persona janë arrestuar pasi që kanë sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta katër zyrtarë policorë të cilët ishin në kryerje të detyrës...

Krusha e Madhe, plagë e hapur e gjenocidit

241 varre, prej tyre 64 pa emër, artefakte të krimit serb mbi popullatën civile, fotografi, intervista të shkruara dhe 200 videoincizime janë argumentet e...

Lajmet e Fundit