9.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Mars, 2026

Migjen Kelmendi: Befasia e vetme, zbrapsja e Thaçit

Migjen KelmendiMigjen Kelmendi thotë se në gjithë situatën e fundit politike, e vetmja befasi mbetet zbrapsja e Thaçit.

Në emisionin “Zona B” të Klan Kosovës, ai ka thënë se Thaçi megjithatë këtë zbrapsje e bëri, për shkak se e ka kuptuar se politika kërkon shumë kompromise.

“Kjo zpraspje e tij nga ky pozicion që është e vetmja befasi për mua, tjetër nuk ka, kjo është bërë nga një sens pragmatik i tij dhe nga përvoja e tij politike që në radhë të parë politika është kompromis”, ka thënë Kelmendi.

Por sipas Kelmendit, nuk duhet lënë anash edhe presioni i madh ndërkombëtar që ka qenë gjatë gjithë kësaj periudhe.

“Po them kjo është politika dhe politika në esencë e ka kompromisin. Por nuk duhet lënë anash edhe një presion i madh ndërkombëtar”, ka thënë ai.

Më Shumë

Totaj uron Bashkimin për titullin kampion në Ligën Unike të femrave

Në kuadër të Ligës Unike të Femrave, garë që bashkon ekipet nga Kosova dhe Shqipëria, vajzat e Bashkimit janë shpallur kampione. Ndeshja finale u...

Vashat e Bashkimit një hap larg finales

KBF Bashkimi është vetëm një hap larg finales së Play-offit, pasi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi ndaj KBF Prishtina. Prizrenaset triumfuan bindshëm në...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit