7.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Mijëra vetë në varrimin e 17-vjeçarit shqiptar të vrarë në Itali

Mijëra vetë, kryesisht të rinj, kanë marrë pjesë mbrëmjen e së enjtes në ceremoninë mortore të Ismail Lullit, 17-vjeçari shqiptar që u vra nga dy bashkëkombës në Itali.

Të pranishmit kanë vendosur lule të bardha mbi arkivolin e të riut, teksa ai përcillej në banesën e fundit në varrezat Sant’Angelo, në lokalitetin Pezaro të Urbinos.

Prifti i kishës, don Davide Tonti ka drejtuar meshën dhe ka ftuar të pranishmit që të luten “edhe për ata që kryen këtë akt të tmerrshëm”, transmeton TCh.

Ndërkohë, e dashura e Igli Metës, autori material i vrasjes së 17-vjeçarit Lulli, ka deklaruar për mediat italiane se nuk e ka tradhëtuar kurrë partnerin e saj dhe se, “do ta pres atë për gjithë jetën”.

“Igli nuk është i dhunshëm. Unë e dua dhe nuk e kam tradhtuar kurrë. Nuk justifikoj atë që ka bërë, por ai nuk donte ta bënte”, ka thënë vajza, e identifikuar me emrin Ambra.

Sa i takon faktit që ishte bërë ajo motivi i vrasjes, Ambra ka ritheksuar se nuk e ka tradhëtuar kurrë Iglin.

“Nuk e kam tradhëtuar, nuk do të mund ta bëja kurrë. Unë e doja atë. Ismaili nuk më interesonte, por ai përpiqej të afrohej me mua”, ka thënë vajza.

Ndërkohë, babai i Iglit, Artur Meta ka shprehur hidhërimin e tij për ngjarjen, i habitur se si i biri ka mundur të bëjë një gjë të tillë. “Më vjen keq për Ismailin dhe familjen e tij. u kërkoj falje të gjitha familjeve të Italisë”, ka thënë Meta për “Tgcom24”.

I përlotur ai është shprehur se do të dëshironte të fliste me familjen Lulli, por ndihet i turpëruar nga sa ka ndodhur. “Igli nuk mund ta ketë bërë këtë. Ai ishte një djalë i mirë. Nuk e di se si ka mundur të ndodhë”, ka vijuar ai.

Më Shumë

Aksident trafiku në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në Prizren

Sapo ka ndodhur një aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova” në afërsi të Prizrenit. Policia në vendngjarje, raporton PrizrenPress. Pamjet i gjeni KËTU Marketing https://prizrenpress.com/krijojme-webfaqe-per-biznese/ https://prizrenpress.com/428407-2j/ https://prizrenpress.com/421746-2h/ https://prizrenpress.com/418464-2ht/ https://prizrenpress.com/industria-e-mishit-medina-ne-prizren-tradite-cilesi-dhe-shije-autentike-te-produkteve-te-mishit-qe-nga-viti-1991/ https://prizrenpress.com/7890875432-2/ https://prizrenpress.com/guraziu-ne-prizren-me-20-vjet-pervoje-pune-ne-vendosjen-e-dyerve-laminatit-parketit-kuzhinave-dhe-dhomave-te-fjetjes/ https://prizrenpress.com/toni-residence-mos-e-humb-rastin-per-te-blere-banesen-tende-ne-prizren/ https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Universiteti i Prizrenit nderon ish-rektorin Zahadin Shemsedini|Video

Me një mbledhje përkujtimore, u nderua ish-rektori i Universitetit të Prizrenit, Zahadin Shemsedini, i cili një jetë ia kushtoi edukimit, shkencës dhe arsimit në...

Lajmet e Fundit