7.8 C
Prizren
E martë, 26 Nëntor, 2024

Milaim Zeka pyet se pse po heshtin Thaçi e Hyseni

Gazetari Milaim Zeka ka ngritur një serë çështjesh qe kanë të bëjnë më ngjarjet e fundit në Kumanovë. Ai në një postim në rrjetin social facebook, ka shkruar se pse po heshtin Hashim Thaçi dhe Skender Hyseni.

Zeka e vlerëson si të pakuptimtë mos deklarimin e palës kosovare karshi ngjarjeve në Kumanovë. Sipas tij, kreu i MPB-së dhe ai i MPJ-së do të duhej të dilnin para gazetarëve dhe të jepnin sqarime.

Më poshtë postimi i polotë i Zekës:

Pse po heshtin Hashim Thaci dhe Skender Hyseni?!
Ka kaluar plote nje jave nga tragjedia e Kumanoves. Qe nje jave ka pasur reagime te niveleve me te larta te te gjitha vendeve perendimore. Vetem qe nje jave po mundohem me kuptu mos reagimin e pales kosovare, po nuk po e kuptoj.
Linde pyetja: A mundemi me mbulu diellin me shoshe? A mundemi te mohojme faktin se ish ushtare te luftes kane qene te perfshire ne luften e Kumanoves? Jo.
E leme me nje ane kete ceshtje dhe te kthehemi tek reagimi i shtetit.
Qofsha i gabuar, por MPJ, Hashim Thaci, dhe ai i PB, Skender Hyseni, do duhej te dalin perpara gazetareve dhe te japin sqarime.
Te flisnin per informacionin qe kan. Te flasin per instrukcionet qe ka marre ambasada jone ne Shkup. Te flasin per ndihmen morale dhe materiale qe duhet te kene familjaret. Kush do paguaj transportin e kufomave? Cfare ndihme juridike do marrin te burgosurit? A eshte fajtor dikush i padenuar?
Cfare faj kane familjaret? A nuk duhet t i ndihmojme?!!
A nuk eshte dashur te behet nje proteste edhe ne rruge shteterore kunder ministres Jankullovska, e cila na fyu te gjithe shqiptareve ne baza racore?
Kjo politika jone i stilit “mos u perzije se po na del keq”, po na kushton shume shtrenjte.
Nje gje e di shume te sigurte: te gjitha partite politike ne Kosove, Shqiperi e Maqedoni, e kane ditur ekzistimin e ketyre grupeve.
Nese keta djem paskan bere “krim”, pse nuk eshte parandaluar?!
Askush nuk do i shpetoj pergjegjesise. Nje hetim nderkombetar, i udhehequr nga Bruxeli dhe Ëashingtoni, do ta zbardhte kete tmerr, per te cilin po carkullojne lloje-llojr perrallash…

Më Shumë

Rrjetat në Suharekë mbeten të paprekura

Ndeshja në mes të Suharekës dhe Ferizajt përfundoi pa fitues. 0:0 ishte rezultati përfundimtar i kësaj loje, të vlefshme për javën e 14-të të...

Kroati Josip Ziziq, fitues i truneut ‘Adem Jashari’

Boksieri kroat Josip Ziziq në kategorinë +92 është fitues i turneut të 26-të ndërkombëtar “Adem Jashari”. Kroati në duelin final mundi boksierin nga Shqipëria,...

Zemra e Forcës

Lajmet e Fundit