14.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Thaçi: Dëshira ime është të zgjedhem me votë President i Kosovës

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, për herë të parë ka treguar se dëshiron të zgjedhet President i Kosovës, përmes votës së lirë të qytetarëve. Ai thotë se çështje e zgjedhjes së Presidentit përmes votës apo Kuvendit duhet të hidhet në debat publik.

“Personalisht kam dëshirë që të kemi zgjedhje për President, përmes votës së qytetarëve”, ka thënë Thaçi në një intervistë për TV Besa në Prizren.

Sipas tij, nëse vendoset që të shkohet në zgjedhje, atëherë do të shikojë kandidimin për President.

“Nëse shkohet në zgjedhje, unë do të shpalosi programin tim për një rol të ri të presidencial”.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, po ashtu ka folur edhe për ngjarjet e fundit në Kumanovë.

Ai tha se të arrestuarit duhet të trajtohen sipas standardeve ndërkombëtare dhe të ndalet dhuna fizike ndaj tyre nga regjimi represiv i Gruevskit.

“Problemi nuk është në Kumanovë, problemi është në Shkup. Është problem politik e jo ndëretnik”.

“Maqedonia ka nevojë për më tepër demokraci, për media të lira, shoqëri civile, zhvillimin e bizneseve dhe të tregut të lirë dhe për më tepër frymë evro-atlantike”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dënohen Ballkani e dy zyrtarë, po edhe trajneri i Dritës

Klubi i Ballkanit është dënuar me gjobë 1200 euro, videoanalisti i FC Ballkanit, Ardi Kabashi me gjobë prej 500 euro dhe zyrtari i Ballkanit,...

Leverkuseni i Xhakës hesht Romën

Kanë përfunduar dy gjysmëfinalet e para të Ligës së Evropës. Bayer Leverkusen e ka mposhtur Romën, me rezultat 0-2, të enjten midis kryeqytetit të Italisë. Leverkuseni...

Lajmet e Fundit