Milan po punon për rinovimin e Bennacer

Mesfushori argjerian, Ismael Bennacer është një nga lojtarët kryç në formacionin e Stefano Pioli-t te skuadra e Milan-it. Klubi tani po punon për rinovimin e kontratës së ish-lojtarit të Empoli-t, pasi ai ka dhe gati dy vite nga përfundimi i marrëveshjes aktuale.

Sipas mediave italiane, Milan po negocion për t’i ofruar afrikanit një kontratë të re me kohëzgjatje deri në 2026 dhe pagë vjetore neto prej 3 milionë euro.

Kuqezinjtë dëshirojnë të mbyllin sa më shpejtë negociatat me mesfushorin, duke parë që interesimi për të nga disa skuadra të Premier League është gjithnjë e në rritje.

24-vjeçari u bë pjesë e Milan-it në vitin 2019 pasi mbërriti nga Empoli për shifrën e 17 milionë eurove. Më herët ai ka qenë pjesë e Tours dhe Arles ne Francë, si dhe me skuadrën U-23 të Arsenal-it.

Me Milan-in, mesfushori i përfaqësueses së Algjerisë është paraqitur në 121 ndeshje në të gjitha garat, nga ku ka realizuar katër gola dhe shtatë asistime.

Përveç Bennacer, Milan po punon dhe për rinovimin e kontratës së super yllit të ekipit, Rafael Leao. Megjithatë, negociatat me këtë të fundit janë paksa të vështira përsa i përketë çështjes së pagës.

Leao i ka kërkuar klubit një pagë prej 7 milionë eurosh, ndërsa këta të fundit janë ndalur deri në 5 milionë. Por, kuqezinjtë janë të gatshëm që përpos pagës për lojtarin, t’i shlyejnë atij detyrimin prej rreth 10 milionë eurosh që ai i ka ish-skuadrës së tij, Sporting Lisbonës.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Detaje nga rrahja në Prizren: Tre të lënduar, dy nga thika

Katër persona janë përfshirë në një rrahje që ka ndodhur sot në Prizren. Tre prej tyre kanë pësuar lëndime, dy nga thika dhe një tjetër...

Dyshohet se fshehu 6 fletëvotime në Prizren, kërkohet paraburgim ndaj anëtarit të komisionit zgjedhor

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për veprën penale “Asgjësimi i dokumenteve...

Lajmet e Fundit