Milan vazhdon të ndjekë talentin e Ajax

Milan vazhdon të kërkojë talente të rëndësishëm që mund ta çojnë skuadrën në nivelin tjetër. Stefano Pioli është gjithmonë i gatshëm të punojë me të rinjtë për t’i ndihmuar ata të rriten dhe të shpalosin potencialin e tyre në klub.

Aktualisht po ndiqen disa emra për të përforcuar repartin e sulmit, si Rasmus Hojlund, qendërsulmuesi danez, i cili është 19-vjeç dhe luan për Atalanta-n.

Sipas “Tuttosport”, një tjetër emër është gjithashtu në radarin e drejtuesve të klubit Paolo Maldini dhe Frederic Massara.

 

 

Sipas gazetës, sulmuesi ganez Mohammed Kudus, i gjigantit holandez Ajax padyshim që po tërheq interesin e Milan-it.

Kudus, 22-vjeç, ka shtatë gola në 10 ndeshjet e para të sezonit 2022-23 deri më tani.

Drejtuesit e Milan-it e pëlqejnë profilin e lojtarit dhe e kanë ndjekur atë në vitin 2020 kur ai luajti për skuadrën daneze Nordsjaelland.

Ajax e bleu Kudus-in për 9 milionë euro, teksa ka kontratë deri në verën e 2025.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Kosova mirëpret çlirimtarët, historia tashmë ka folur

Qazim Thaçi Tashmë, siç duket, janë konsumuar pothuajse të gjitha pretendimet kundër ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup...

Kampionati i ri nis më 15 gusht

Federata e Futbollit e Kosovës njofton se garat në Superligë dhe në Ligën e Parë për edicionin garues 2026/27 do të fillojnë më 15...

Lajmet e Fundit