Milani ende interesohet për Belottin

Drejtori i Milanit Massimilliano Mirabelli ka pranuar se sulmuesi i Torinos, Andrea Belotti “ende dëshiron të veshë fanellën që e ëndërroi si fëmijë”, duke iu referuar Milanit.

Kuqezinjtë gjatë verës insistonin për transferimin e sulmuesit italian, por Torino nuk uli çmimin prej 100 milionë eurove për të.

“Belotti? Tashmë është e njohur se tentuam ta sjellim te Milani, por ishte e vështirë për disa arsye”, ka thënë drejtori sportiv.

“Ai është lojtar i mirë, një fans i Milanit dhe ku i dihet… ndoshta një ditë do të veshë fanellën që e ëndërroi si fëmijë”, ka thënë Mirabelli.

Më Shumë

Përfundon instalimi i pajisjeve 35 kV në nënstacionin “Prizreni 1”

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka përfunduar instalimin e kabllove dhe kthinave të reja 35 kV në nënstacionin 110/35/10 kV...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit