17.9 C
Prizren
E diel, 18 Maj, 2025

Milionat e korrupsionit ia lidhin duart drejtësisë

Analistë dhe njohës të fushës së drejtësisë, po edhe opozitarë të vendit, thonë se lidhjet në mes sistemit të drejtësisë dhe grupeve të interesit janë fuqizuar, falë edhe lidhjeve të tyre me oligarkët politikë, të cilët së bashku zhvatin pasuritë shtetërore dhe bëjnë biznese të pakontrolluara, derisa, sipas tyre, një këso afrie në mes mafio- biznesevedrejtësisë dhe oligarkisë politike mund ta bëjnë vetëm interesat e ngushta, të cilat e kanë sjellë këtë gjendje kaq të rëndë në Kosovë, pa shenja përparimi, përmirësimi dhe as reformimit.

Ata po ashtu thonë se emëruesi i përbashkët i tërë këtyre të këqijave ka vetëm një emër dhe ai është interesi i përbashkët që përfitojnë ndërmjet tyre të gjitha palët e lartcekura. Analisti Shefqet Dibrani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se lidhjet në mes sistemit të drejtësisë dhe grupeve të interesit janë fuqizuar, falë edhe lidhjeve të tyre me oligarkët politikë, të cilët së bashku zhvatin pasuritë shtetërore dhe bëjnë biznese të pakontrolluara, kurse shërbimi i drejtësisë po punon me standarde të dyfishta, derisa, siç tha, një këso afrie në mes mafio- bizneseve – drejtësisë dhe oligarkisë politike mund ta bëjnë vetëm interesat e ngushta, të cilat e kanë sjellë këtë gjendje kaq të rëndë në Kosovë, pa shenja përparimi, përmirësimi dhe as reformimit.

“Natyrisht vetëm një implikim i fuqishëm i sistemit të drejtësisë në korrupsionin kaq masiv ka bërë që sistemi i drejtësisë, sidomos prokurorë dhe gjykatës, të heshtin përpara bizneseve të kundërligjshme dhe politikanëve, të cilët për çdo ditë bëjnë vepra të dënueshme me ligjet në fuqi që i ka edhe vendi ynë”, u shpreh ai.

Trilogji krimi

Sipas Dibranit, kjo trilogji e krimit ekonomik dhe e krimit politik është zhytur në korrupsion sa e ka të vështirë të dalë nga aty. “Prandaj, drejtësia po hesht vazhdimisht përpara abuzimeve dhe keqpërdorimeve kaq të mëdha”, ka shtuar ai. Ndërsa, sa i përket asaj se a është burimi dhe kapaku i të gjitha të këqijave në këtë vend sistemi i tejdegraduar i (pa)drejtësisë, që për dikë është nënë e për dikë njerkë, Dibrani thotë se jo vetëm këtu tek ne, por kudo në sistemet demokratike kancer i demokracisë është korrupsioni i lartë dhe sistemi i ulët i drejtë- sisë, i cili me sa duket është korruptuar dhe është zhytur edhe vetë në gjëra korruptive, prandaj, sipas tij, kemi edhe sistem të drejtësisë që punon me dy standarde, siç thuhet në popull, për dikë nënë e për të tjerët njerkë.

Analisti tjetër, Naim Kelmendi mendon se me fuqizimin e disa mafio- bizneseve me lidhjet e forta që kanë me politiken vjen deri te paprekshmëria e tyre ligjore edhe përkundër paligjshmërive që bëjnë në vazhdimësi. Sipas tij, këto mafiobiznese janë jo vetëm të paprekshme nga ligji edhe përkundër shkeljeve dhe paligjshmërive ligjore që ato bëjnë, por në anën tjetër edhe kanë shkelur kështu konkurrencën e vlerave duke krijuar kështu monopole në sistemin e vlerave të fushës së caktuar dhe duke qenë kështu të ndërlidhura e të mbrojtura nga politika ato po ashtu sikur kanë vënë pakt me drejtësinë e korruptuar dhe kështu që janë të paprekshme edhe nga kjo (pa) drejtësi e inkriminuar dhe e korruptuar për paligjshmëritë e tyre, ngase, siç tha, kështu janë edhe të mbrojtura në monopolizimin e tyre. ” Në sistemin e vlerave monopolet e bizneseve janë të kundërligjshme dhe do të duhej që drejtësia ta thoshte fjalën e vet në këtë drejtim, por meqë në vend sistemi i drejtësisë ka degraduar nën ndikimet e politikes dhe oligarkisë apo grupeve të caktuara të interesit atëherë dhe mafio- bizneset mbajnë monopolet e tyre duke shkelur kundërligjshëm konkurrencën në tregun e vlerave”, theksoi për gazetën “Kosova Sot” analisti Naim Kelmendi.

Skemat mafioze në arbitrazh

Profesori universitar, Mazllum Baraliu thotë se ekziston një percepsion, por mbase edhe bindje në opinionin publik që siç është ndërlidhja në mes të politikës dhe biznesit, partive politike dhe subjekteve biznesore po ashtu ekziston edhe një ndërlidhje e fuqishme madje hera- herës në segmente të caktuara në mes të biznesit dhe gjyqësisë. “Dhe, fakti që ne po ballafaqohemi me disa probleme serioze sa i përket ndarjes së drejtësisë në procesin e privatizimit ose edhe të marrëdhënieve biznesore mes subjekteve të ndryshme të korporatave publike me sektorin privat, siç është rasti me “Z- Mobile”, pastaj rasti i pasaportave biometrike, po ashtu rasti i AXOS-it me Postën, gjegjësisht me Qeverinë e kështu me radhë janë disa raste, të cilat, përveçqë po interpretohen dhe perceptohen të shumtën nga opinioni publik, nga shoqëria civile si gabime në biznes, por edhe në anën tjetër po perceptohen dhe interpretohen edhe si një formë e bashkëpunimit të themi të padukshëm për të mos thënë diskret, ose të paraparë, të planifikuar mbase nga segmente të caktuara të opinionit publik në mes të biznesit dhe politikës dhe korporatave të ndryshme publike të biznesit për arsye se thjesht nuk mund të interpretohet ndryshe”, ka thënë ai.

Sipas tij, ndodh që qëllimisht kontratat bëhen të tilla. “P.sh., rastet që përmenda, ku ne kemi dalë në arbitrazh si humbës, pra Qeveria jonë dhe ne si shtet ose është gabim nga mosnjohja e dispozitave ligjore për arsye se me rastin e kontraktimit nuk kontraktohet e drejta jonë nacionale dhe shtetërore, në rast kontesti, pra ligjet në gjykatat tona të zbatohen, por i lihet arbitrazhit ose thjesht është ndonjë para- marrëveshje apo ndonjë kalkulim po themi i supozuar dhe i perceptuar nga opinioni publik si dyshime të tilla të segmenteve të caktuara të biznesit me politikën, të cilat edhe interpretohen sikur i bëjnë me qëllim që të përfitojë dikush nga këto transaksione dhe nga këto gabime që bëhen. Pra, të themi një galimatias i komplikuar marrëdhëniesh në mes të biznesit dhe institucioneve të drejtësisë dhe politikës mund të supozohet dhe perceptohet, prandaj si i tillë në qoftë se ekziston në raste të caktuara dhe si fenomene sigurisht që janë të dëmshme dhe e dëmtojnë autoritetin e drejtësisë dhe gjyqësisë dhe imazhin e shtetit jashtë, por edhe imazhin e biznesit sa i përket investitorëve të huaj, të cilët sigurisht se nuk kanë as siguri, as besim dhe vullnet që të investojnë në Kosovë, prandaj edhe kemi rënie të investimeve vazhdimisht”, spikati për gazetën “Kosova Sot” profesori universitar, Mazllum Baraliu.

Më Shumë

BIK-u njofton për përgatitjet për Haxh, kur do të jenë nisjet e para?

Bashkësia Islame e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje. Aty është diskutuar për raportin e aktiviteteve të realizuara gjatë muajit Ramazan 2025 në Kosovë dhe...

Spitali i Prizrenit nderon infermierët në ditën e tyre

Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren në Ditën Botërore të Infermierëve që shënohet me 12 maj ka vlerësuar kontributin e përditshëm...

Lajmet e Fundit