20.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Millaku: Disa asamblistë të opozitës janë shitur te Ramadan Muja

Drita Millaku VVAsambleistja e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Drita Millaku shprehet kritike me mënyrën se si ka funksionuar gjatë vitit 2014 Kuvendi Komunal i Prizrenit. Sipas saj, Kuvendi Komunal në Prizren, ka funksionuar në mënyrë të jashtëzakonshëm. Thotë se fatkeqësisht disa asamblistë të opozitës janë shitur tek Qeveria e Mujës.

“ Që nga fillimi i vitit 2014, kemi filluar punën në asamble me séance të jashtëzakonshme,si pasojë e një kryetari të dënuar ,dhe drejtorëve të tij gjithashtu të përfshirë në afera korruptive dhe atë jo vetëm një herë”, thotë Millaku.

“Është për keqardhje disa asamblistë të opozitës janë shitur për interesa të ngushta të disa personave në ekzekutiv dhe tanimë nuk u dihej roli I tyre opozitar dhe kjo dukuri kishte qenë e zakonshme edhe në mandatet e kaluara të tyre “.

Millaku thotë se VV-ja ka luajtur një rol të rëndësishëm në Kuvendin Komunal të Prizrenit.

“Për herë të parë pas luftës asambleja komunale në Prizren ka një opozitë e cila kryen punën si subjekt opozitar dhe atë falë asamblistëve të VV të cilët janë shumë aktiv pothuajse për të gjitha çështjet e ngritura ne asamble”.

“Kundërshtimet tona nuk vinë vetëm pse jemi opozitë ,por besojmë se vendimet kan qenë në kundërshtim me interesat e qytetarëve .Puna jonë në asamble është vlerësuar lartë nga qytetarët dhe nga OJQ-të të cilat e monitorojnë asamblenë duke na vlerësuar si grupi më aktiv në nivel vendi”.

Millaku shprehet e pakënaqur me mungesën e debatit në Kuvend.

“Është fakt që e kemi akuzuar kryesuesin, sepse pozita gjithmonë i druhet debatit. Ne si grup i VV kemi kundërshtuar haptas dhe jemi munduar t’i qesim në pah të gjitha shkeljet dhe keqpërdorimet e kësaj qeverisje” .

“Gjërat I kemi thënë me emër dhe konkret e cila gjë me të vërtetë I ka penguar kryesuesit. Kuvendit dhe qeverisë I mungon transparenca,këtë nuk e themi vetëm ne por edhe OJQ-të e ndryshme të cilat e ka radhitur Kuvendin e Prizrenit si të parafundit bile edhe atë pas Graqanicës”.
Ajo premton se angazhimi i VV-së në vitin 2015 do të jetë edhe më i madh.

“ Në fillim të vitit 2014 ne si kuvendarë të VV në një konferencë për shtyp I kemi premtuar qytetarëve se do të jemi zëri i tyre dhe do t’i luftojmë shkeljet dhe padrejtësitë e këtij ekzekutivi, dhe përsëri I premtojmë qytetarëve se do të vazhdojmë me të njëjtin intensitet të punës edhe për 2015” .

“Edhe pse në vazhdimësi kemi pasur kërcënime, presion , fyerje, kushtëzime dhe së fundi edhe oferta të majme materiale ,ne nuk do të zmbrapsemi dhe në vazhdimësi do të punojmë për interesat e qytetarëve ,që sa më shpejtë t’i vije fundi kësaj qeveri të korruptuar .Me këtë rast dua të falënderoj të gjithë qytetarët për përkrahjen dhe mbështetjen e vazhdueshme”/PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dueli i tretë final mes Trepçës dhe Yllit

Trepça dhe Golden Eagle Ylli do të përballen në ndeshjen e tretë të serisë finale të play-offit në Superligën e Kosovës në basketboll. Pas dy...

Mbrëmë ishte përkrah Mbappes, Dembeles e Aubameyangut, flet Edon Zhegrova

Edon Zhegrova e gjeti veten përballë yjeve të futbollit francez, por edhe të atij botëror në gala mbrëmjen e zgjedhjes së futbollistit të vitit...

Lajmet e Fundit