14.1 C
Prizren
E mërkurë, 6 Maj, 2026

Rrugët e (pa)kalueshme në  Prizren

Bora-kamioni te pastru rrugenReshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin në rrugët e Prizrenit. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Hazir Berisha thotë se gjendja më e vështirë është në zonat e thella malore.

“Gjendja më e vështirë paraqitet në zonat e thella malore, shkaku i sasive më të mëdha të bores”, ka thënë Berisha transmeton TVPZ.

Ai kërkon nga qytetarët që borën e larguar nga shtëpitë e tyre të mos e hedhin në rrugë.

“Në të kundërtën do të sanksionohen nga policia me gjoba”.

Gjatë ditës së djeshme kur kishin filluar të reshurat, qarkullimi i automjeteve dhe qytetarëve në Prizren ka qenë i vështirësuar në masë të madhe.

Kompanitë e kontraktuara nga Komuna janë vënë në lëvizje dhe situata është përmirësuar dukshëm./PrizrenPress.com/

Më Shumë

5 xhirot e fundit, Drita apo Ballkani te titulli kampion

Kur kanë mbetur vetëm edhe pesë xhiro deri në fund të stinorit të Superligës, Drita dhe Ballkani duket të jenë skuadrat në luftë për...

Prizreni mirëpret mijëra turistë, sivjet prioritet edhe turizmi rural

Prizreni po vazhdon të mbetet një nga destinacionet më të vizituara turistike në Kosovë, duke tërhequr mijëra vizitorë nga rajoni dhe vende të ndryshme...

Lajmet e Fundit