4.9 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Ministri Gashi në SHBA merr mbështetje nga drejtuesit më të lartë të YMCA-së

Në kuadër të vizitës që është duke realizuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi, ka zhvilluar takime me zyrtarë dhe drejtues të YMCA-së në Nju Jork.

Ai gjatë kësaj vizite është pritur nga Rayda Marques, drejtoreshë e programeve ndërkombëtare të YMCA-së dhe Julie Galanty drejtoreshë ekzekutive për zhvillimin e rinisë e YMCA-së në Nju Jork.

Ministri Gashi gjatë këtij takimi ka kërkuar mbështetje në zhvillimin e programeve rinore për të rinjtë e Kosovës, me theks të veçantë, ndërtimit të kampit rinor në fshatin Pjetërshtan të Gjakovës. Ministri ka potencuar faktin se ndërtimi i një qendre rinore multi funksionale në Republikën e Kosovës, do t’i hap edhe një perspektivë më të madhe të rinjve të Republikës së Kosovës.

Në këto takime, ministri ka marrë mbështetje të fuqishme në zbatimin e këtij projekti në Republikën e Kosovës.

“Përvojat të cilat i kanë vendet e ndryshme të Botës e veçanërisht Shtetet e Bashkuara të Amerikës në avancimin e pozitës së të rinjve janë modeli më i mirë që duhet marrë si model për vendin tonë”, ka thënë ndër të tjera ministri Gashi.

Ministri Gashi ka njoftuar drejtuesit e YMCA-së se në Kosovë nevoja për përmirësimin e pjesëmarrjes së rinisë kosovare në aktivitete sociale vazhdon të jetë e rëndësisë së veçantë.

“Nevoja e vazhdueshme për përkrahjen e rinisë theksohet edhe në raportet e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare”, ka thënë ministri duke shtuar se “Themelimi i YMCA-së në Republikën e Kosovës është një mundësi e re për të rinjtë e vendit tonë”.

Më Shumë

Ballkani transferon mesfushorin boshnjak Anel Sabanadzovic

Ballkani ka zyrtarizuar përforcimin e radhës në merkato, duke arritur marrëveshje me mesfushorin defensiv Anel Ballkani transferon mesfushorin boshnjak Anel Sabanadzovic. Futbollisti 26-vjeçar nga Bosnja...

Orhan Bislimaj nga UÇK-ja në kryeimam të Prizrenit – rrëfen emocionet e luftës dhe paqes

Lufta e fundit në Kosovë, e gjeti si student. Por, mosha e re nuk që problem, për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Është ky, hoxhë...

Lajmet e Fundit