20.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Prill, 2024

Ministri Gashi nënshkruan memorandume bashkëpunimi me komunën e Gjakovës

 

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, priti sot në takim Kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini.

Në këtë takim, ministri Gashi e kryetari Gjini kanë nënshkruar dy memorandum bashkëpunimi për mbështetje financiare për projektet “Renovimi i Stadiumi të Qytetit në Gjakovë” dhe “Ndërtimi i kompleksit të tenisit në Komunën e Gjakovës”.

Memorandumi për “Renovimin e Stadiumi të Qytetit në Gjakovë” do të implementohet gjatë viteve 2019/2020/2021, MKRS për ketë memorandum bashkëpunimi investon mjetet financiare në vlerë prej 1,300,000.00 €, ndërsa memorandumi për “Ndërtimin e kompleksit të tenisit në Komunën e Gjakovës”, do të implementohet gjatë vitit 2019, ky investim mbështete me mjetet financiare në vlerë prej 383,000.00 €.

Me këtë rast, ministri Gashi tha se nënshkrimi i këtyre memorandumeve për investime në fushën e sportit në komunën e Gjakovës, po bëhet me qëllim të krijimit dhe avancimit të infrastrukturës sportive.

“Pas këtyre investimeve të rinjtë e Gjakovës dhe sportistët e këtij qyteti do të kenë mundësi më të mira për realizimin e aktiviteteve të tyre sportive”.

Tutje ministri tha se “Ne si Ministri e sportit mbetemi të përkushtuar që të bashkëpunojmë ngushtë me gjitha komunat e Kosovës, dhe t’i ndihmojë ato në përmirësimin e infrastrukturës sportive, sepse kështu krijohen mundësi dhe kushte të volitshme për zhvillimin e aktiviteteve sportive”.

Ndërkaq kryetari i Gjakovës shprehu falënderim të veçantë për ministrin Gashi për nënshkrimin e këtyre memorandumeve, duke e konsideruar këtë veprim të ministri si të shumë pritur për qytetarët e Gjakovës.

Më Shumë

Ambasada britanike në Beograd e informuar për arrestimin e Sadik Durakut

Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd është e informuar për arrestimin në Serbi të shtetasit të saj Sadik Duraku, me origjinë nga Kosova. Siç...

Distria Krasniqi kampione e Evropës në xhudo

Krenaria e Kosovës, Distria Krasniqi, arriti të sjellë edhe një medalje të artë për Kosovën, kësaj radhe duke triumfuar në Kampionatin Evropian për Senior...

Lajmet e Fundit