Ministri Gashi takohet sot në Prizren me një delegacion nga Republika e Maltës

Sot, në zyrën e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Prizren, ministri Kujtim Gashi do të pres në takim një delegacion nga Republika e Maltës, të kryesuar nga Carmelo Abela, Ministër i Punëve të Jashtme dhe i Tregtisë. (Mediat mund të marrin vetëm pamje nga takimi).

Takimi mbahet ora 11:20-12:00.

Ndërsa, në ora 19:00, në Galerinë e Hamamit të Prizrenit, do të hapet ekpozita personale e skulptorit Luan Mulliqi e titulluar “Hasjania”.

Këto dy ngjarje zhvillohen në kuadër të aktiviteteve të MKRS-së, pas hapjes së zyrave në Prizren.

Më Shumë

VV në Prizren takon gratë e lagjes Dardania

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren ka zhvilluar një takim me gratë e lagjes Dardania, në kuadër të aktiviteteve të saj politike. Sipas njoftimit të LVV-së, në...

Shfaqja e gjarpërinjve në Marash shqetëson qytetarët dhe vizitorët në Prizren

Banorët e zonës së Marashit në Prizren kanë shprehur shqetësim për praninë e gjarpërinjve që po shihen nëpër rrugë dhe hapësira publike. Sipas një sinjalizimi...

Lajmet e Fundit