16.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Ministri i Erdoganit: Turqia do të sundojë botën

“Zoti është me Erdogan dhe qeverinë e tij”. Kështu u shpreh ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu, lidhur me konfliktin për çështjen e detit me Greqinë.

“Turqia do të sundojë botën duke shkruar historinë” tha më tej ai gjatë një aktiviteti në Ankara.

I konsideruar si një nga njerëzit më të besuar të presidentit Erdogan, ai shtoi se “Ne jemi Turqia. Ne jemi një vend i madh.

Ne jemi një komb fisnik. Idetë dhe filozofitë u promovuan nga paraardhësit tanë dhe janë të vlefshme dhe të domosdoshme në botën e sotme” tha ministri i Brendshëm turk, raporton ABC News.

Ai zbuloi edhe misionin e Ankarasë. “Misioni i Turqisë është t’u japë një dorë vendeve që duan të heqin qafe “shtypjen e kapitalizmit të egër”.

‘Ne gjithashtu kemi një përgjegjësi gjeografike. Ne jemi zemra e gjithë gjeografisë botërore” përfundoi ai.

Më Shumë

Suksesi në vlerësimin e brendshëm të shkallës së V-të në gjimnazin “Gjon Buzuku” të Prizrenit

Në gjimnazin "Gjon Buzuku", të enjten u zhvillua vlerësimi i shkallës së pestë për nxënësit e klasave të XI-ta. Drejtoresha e gjimnazit, Gylaj Shipkovica-Karjagdiu, njoftoi...

Policia në Prizren realizon 47 urdhëresa gjyqësore për vepra penale

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren shpalli rezultatin e realizimit tw urdhërave gjyqësore për periudhën kohore 15 prill - 19 prill 2024. "Gjatë kësaj periudhe,...

Lajmet e Fundit