13 C
Prizren
E shtunë, 25 Tetor, 2025

Ministri Krasniqi ngushëllon familjen Myftari

MemliKrasniqi_ministri kulturesMe rastin e vdekjes së aktorit të mirënjohur të Kosovës, Hazir Myftari, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka ngushëlluar familjen e tij përmes një telegrami.

“Sot na la një ikonë e skenës se teatrit dhe filmit në Kosovë. Më shumë pikëllim mësova lajmin për vdekjen e të dashurit tuaj, aktorit dhe udhëheqësit të shquar të skenës së teatrit dhe filmit në Kosovë, Hazir Myftari. Ai ishte një aktor brilant dhe një udhëheqës i jashtëzakonshëm i teatrit në Kosovë. Karriera e tij në dërrasat e teatrit dhe në kinematografi është një thesar shumë i çmuar që ai ia la Kosovës. Puna dhe rolet e tij tregojnë mese miri për pasionin dhe vlerat e mëdha të popullit tonë për artin”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të MKRS-së.

“Një profesionist si Hazir Myftari i ka shërbyer shumë ndërtimit dhe zhvillimit të teatrit dhe filmit në Kosovë. Kam pasur rastin ta takoj disa herë dhe me ka lënë shumë përshtypje gjithë karriera dhe vullneti i tij për të pasuruar sa me shumë jetën kulturore në vend,” vazhdon më tej telegrami i nënshkruar nga ministri Memli Krasniqi.

“E di që shumë të rinj e të reja sot, të teatrit dhe filmit në Kosovë, kanë pasur si model Hazir Myftarin. Ai do të mbetet përherë një frymëzim për ne dhe gjurmët e tij në skenën tonë kulturore janë të pashlyeshme. Se Miftari kishte shumë dashuri dhe vullnet që ta zhvillojë teatrin dhe filmin në Kosovë, tregon mese miri përkushtimi i tij për këto deri në momentet e fundit të jetës,” përfundon telegrami i ngushëllimit të MKRS-së për familjen e të ndjerit, Hazir Myftari.

Më Shumë

Çikat e Bashkimit shkëlqejnë në Prishtinë

Bashkimi ka dalë fitues me rezultat bindës 96:74 (26:18, 31:12, 23:17, 16:27) ndaj Trepçës, në kuadër të Superliga Femrat, raporton PrizrenPress. Prizrenaset vendosën ritmin e...

Koalicionet për balotazh në Prizren, Abrashi: Jemi në kontakt me të gjithë partitë, por ende s`kemi diçka konkrete

Kandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka treguar se ende nuk ka arritur marrëveshje me ndonjë parti shqiptare për raundin e...

Lajmet e Fundit