Ministria e Financave ka një kërkesë për bizneset që ende s’i kanë pranuar mjetet për paga

Ministria e Financave ka kërkuar nga bizneset që të bëjnë përditësimin e të dhënave në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës, në mënyrë që t’iu ekzekutohen pagesat për masën e subvencionimit të linjës së pagave për bizneset aktive, raporton Express.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, MF’ja ka bërë me dije se nga numri i përgjithshëm prej 36,679 bizneseve që përfitojnë nga kjo masë, deri më datë 26.10.2020 të dhënat i kanë freskuar 30,750 biznese.

“Përditësimi i të dhënave në afat sa më të shpejt do t’i mundësojë MF-së që të përmbyll plotësisht ekzekutimin e pagesave për bizneset që ende nuk e kanë bërë freskimin e të dhënave në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Financave fton bizneset që ende nuk e kanë bërë përditësimin e të dhënave të tyre në sistemin EDI të ATK-së që ta kryejnë sa më shpejt këtë proces në mënyrë që të hapin rrugë për përmbylljen e ekzekutimit të pagesës për masën e subvencionimit të linjës së pagave për bizneset aktive, sipas vendimeve të Qeverisë së Kosovës Nr. 10/33 dhe Nr. 14/34 dhe Nr. 1/35.

Nga numri i përgjithshëm prej 36,679 bizneseve që përfitojnë nga kjo masë, deri më datë 26.10.2020 të dhënat i kanë freskuar 30,750 biznese.

Përditësimi i të dhënave në afat sa më të shpejt do t’i mundësojë MF-së që të përmbyll plotësisht ekzekutimin e pagesave për bizneset që ende nuk e kanë bërë freskimin e të dhënave në sistemin EDI të Administratës Tatimore të Kosovës.

Më Shumë

Nuk zgjedhet deputet, Hasani: Mirënjohje e përjetshme për 17.617 votat e besimit

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, ambasadori dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Nait Hasani, i cili kandidoi për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit...

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Lajmet e Fundit