20.6 C
Prizren
E mërkurë, 30 Korrik, 2025

Ministria e Kulturës ndan 4 çmime për Trashëgimi Kulturore

Ministria e Kulturës i ka ndarë sot çmimet për trashëgimi kulturore.

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi, ia ndau çmimin “Dea Dardanicae” për veprimtari jetësore arkeologut Adem Bongurit, çmimin “Shtjefën Gjeçovi” për merita të veçanta post-mortum arkeologut Fatmir Peja, profesoreshës Florina Jerliu çmimin “Zef Mirdita” për vepër shkencore dhe drejtori i Institutit të Historisë, Sabit Syla, u shpërblye për menaxhim institucional.

Pas marrjes së çmimit, Adem Bonguri tha se Kosova ka pasuri të jashtëzakonshme arkeologjike dhe se asaj i duhet trajtim objektiv shkencor.

Bonguri u shpërblye për dëshmimin arkeologjik të jetës dardane në Kosovë.

Ai u shpreh se ka pasur edhe shumë të tjerë që e kanë mbrojtur këtë tezë në shekujt e mëhershëm.

“Profesor (Ilija) Garashanini e ka mbrojtur tezën dardane”, u shpreh ai duke folur për anëtarin e Akademisë së Beogradit, i cili kishte shkruar draftin “Naçertanije” për dëbimin masiv të shqiptarëve nga Kosova.

Sipas tij, publikimet që mbronin tezën dardane janë fshehur për qëllime politike të kohës.

Në fund të fjalimit të tij, arkeologu nga Shqipëria e përmendi edhe pagesën për autostradën që e lidh Shqipërinë me Kosovën, duke u shprehur se “taksën do ta largojmë së shpejti”.

Çmimin “Shtjefën Gjeçovi” e pranoi i biri i arkeologut të ndjerë Fatmir Peja, Fatosi.

Fatos Peja tha se ndihet krenar që puna e babait të tij vazhdon të jetojë.

Ndërsa, Florina Jerliu foli për punën në dokumentimin e trashëgimisë.

“Edhe libri Kosova kishte këtë qëllim që të dokumentohen të gjitha aspektet politike, kontekstuale e kulturore të trashëgimisë”, tha ajo.

Në fund foli edhe Sabit Syla, i cili u shpërblye për menaxhimin e Institutit të Historisë. Syla tha se çmimi do ta inkurajojë.

Juria e cila ka vendosur për çmimet përbëhej nga Nuri Bexheti, Arben Hajdari, Vlora Fetaj dhe Mimoza Dugolli.

Më Shumë

Vikend i rëndë për Prizrenin si pasojë e zjarreve

Gjatë fundjavës, Prizreni ka qenë vatër e shpërthimit të shumë zjarreve. Si pasojë e këtyre zjarreve, kanë pësuar disa kafshë, derisa janë djegur edhe disa...

Amerikani Kentrell Pullian zyrtarizohet te Grapelandi i Rahovecit

Skuadra e Grapelandit nga Rahoveci ka zyrtarizuar afrimin e basketbollistit amerikan Kentrell Pullian, i cili luan në pozitën shooting guard (pozita 2), raporton PrizrenPress. Pullian...

Lajmet e Fundit