Ministria e Punës ka një njoftim për pensionistët

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica ka njoftuar se shtyrë afatin e lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve deri më 31 mars.

Sipas Reçicës, kjo shtyrje është bërë për shkak të situatës së krijuar nga Covid-19.

“Të dashur pensionistë, veteranë dhe përfitues të tjerë të skemave të kategorive të dala nga lufta, bazuar në situatën me COVID-19 me qëllim të ruajtjes së shëndetit tuaj, ju njoftoj se kemi shtyrë afatin e lajmërimit në zyrat e administratës së pensioneve deri më 31 mars 2021”.

“Andaj, ju lutem që deri më datë 31.03.2021 mos të paraqiteni në zyrat e pensioneve, ngaqë askujt nuk do t’i ndërpritet pensioni deri me këtë datë. Angazhimi ynë është dhe do të jetë në ruajtjen e shëndetit dhe lehtësimin e jetës së të gjithë qytetarëve e posaçërisht pensionistëve dhe kategorive të respektuara të dala nga lufta”, njofton Reçica.

Më Shumë

Arrestohet një person në Malishevë për dhunë në familje, ishte në gjendje të dehur

Një person është arrestuar në Malishevë nën dyshimin për ushtrim të dhunës në familje. Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 5 qershor 2026,...

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

Lajmet e Fundit