19.4 C
Prizren
E premte, 19 Shtator, 2025

Ministria sërish në kërkim të laureatit të çmimit “Bekim Fehmiu”

Me arsyetimin se ka pasur numër të pamjaftueshëm propozimesh e që institucioneve që kanë të drejtë t’i bëjnë ato “u ka ikur shpallja e parë”, Ministria e Kulturës e Sportit e ka rishpallur konkursin për çmimet në fushën e kinematografisë.

Javën që shkoi, gazeta ka raportuar se MKRS-ja e ka shkelur rregulloren e vet, të publikuar edhe në ueb faqen e saj zyrtare, duke mos i ndarë çmimet, të paktën jo në një ceremoni publike, në ditën e parë të qershorit, në ditëlindjen e aktorit me nam Bekim Fehmiu. Në maj, zyrtarë të MKRS-së i kishin thënë gazetës se me tre kandidatë të propozuar do ta rikthenin në agjendë ndarjen e çmimit kombëtar për vepër jetësore “Bekim Fehmiu”. Vitin që shkoi “Bekim Fehmiu” nuk qe ndarë në mungesë të aplikantëve.

Të hënën MKRS-ja e ka rishpallur konkursin për çmimin kombëtar për vepër jetësore “Bekim Fehmiu” dhe Çmimin Vjetor për Kinematografi, që sipas asaj që shkruhet në konkurs ndahen me “qëllim të zhvillimit, avancimit dhe promovimit të krijimtarisë filmike dhe në pajtim me Rregulloren për Ndarjen e Çmimeve për Kinematografi”. Në këtë rregullore nuk përmendet numri i propozimeve, që duhen bërë për t’u përzgjedhur laureati.

Me rishpallje, MKRS-ja u ka dhënë afat deri më 3 gusht institucioneve që kanë të drejtë të bëjnë propozime

Më Shumë

Aulona Muhadri, kapitenja e re e Kombëtares së Kosovës në basketboll

Në kuadër të lansimit të programit të ri “Basketbolli 3.0”, të organizuar nga Federata e Basketbollit të Kosovës mbrëmjen e së mërkurës, është bërë...

Qeveria miraton shpronësimin e pronave për projektin “Objekte Edukativo-Arsimore dhe Sportive” në Arbanë të Prizrenit

Në mbledhjen e 269-të të Qeverisë në detyrë, është miratuar vendimi për shpronësimin e pronave të nevojshme për realizimin e projektit “Objekte Edukativo-Arsimore dhe...

Lajmet e Fundit