22.8 C
Prizren
E diel, 22 Shtator, 2024

Ministrja Hajdari takoi pronarët e kompanisë ‘Proton Cable’ në Prizren

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,  Rozeta Hajdari vazhdoi gjatë ditës së sotme vizitën në terren tek një tjetër biznes të mbështetur financiarisht nga MINT përmes Programit CERP.

Kësaj radhe Ministrja Hajdari, së bashku me zv. Ministrin Arifaj, këshilltarët dhe zyrtarët e CERP u prit në takim nga pronarët e kompanisë Proton Cable në Prizren, të cilët prodhojnë telin e bakrit, granulatit dhe kabllo elektrike të tensionit të ulët që kryesisht përdoren për ndërtimtari. Një kompani tërësisht e automatizuar përmes teknologjisë më bashkëkohore.

Prodhimet e kësaj kompanie eksportohen në shtatë vende të Evropës derisa eksporti i saj përbën 30% të totalit të shitjes. Këtu përfshihen Shqipëria, Austria, Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.

Përmes mbështetjes financiare në vlerë prej 95 mijë euro, Proton Cable ka arritur të blejë dhe sjellë në funksion teknologjinë e avancuar të prodhimit të kabllove të aluminit, si dhe të përfitoj në certifikimin dhe standardizimin e produkteve, me shërbimet e trajnimit për zhvillim të këtij biznesi.

Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes mbështetjes financiare të bizneseve është duke sjellë në shfrytëzim potencialin e prodhuesve vendor dhe përmes Politikës Industriale ky potencial do të zbërthehet edhe më tutje që industria vendore të arrijë të prodhoj produkte me vlerë të lartë të shtuar për tregun vendor dhe ndërkombëtar, dhe të jetë si shtytës kryesor i zhvillimit social, ekonomik dhe mjedisor për Republikën tonë.

Më Shumë

Totaj premton mbështetje për vullnetarët e Korpusit të Paqes dhe US EPA

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e Agjencisë Amerikane për Mbrojtjen e Mjedisit (US Environmental Protection Agency) dhe Korpusit të...

Rusta: Jam lodhur duke u konsideruar ‘gjyqtare seksi’

Gjyqtarja shqiptare Emanuela Rusta ka zbuluar se është lodhur duke u konsideruar si “gjyqtare seksi” pas gjykimit në Ligën e Kampionëve për femra. 30-vjeçarja u...

Lajmet e Fundit