10.3 C
Prizren
E premte, 24 Prill, 2026

Misteri i zhdukjes së të riut që po e kërkojnë Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, përmendet një telefonatë nga Ukraina

20 kilometra nga fshati Borje i Kukësit, banorët shkojnë në Bjeshkët e Sharrit në Kosovë për të mbledhur boronica, aty ku shkelet mbi para sikurse thonë ata.

Mbledhja e boronicave ju siguron të ardhurat për jetesën, por këtë sezon fshati u trondit nga humbja e një djali të ri nëpër bjeshkë.

“Ky është rasti i parë që ndodh diçka e tillë. Kemi 20 vjet që mbledhim boronice dhe asgjë nuk na ka ndodhur. Lus Zotin që të jetë rasti i humbur”, deklaroi për Top Channel xhaxhai i djalit të zhdukur.

Në bjeshkët e Brodit dyshohet se Meladin Adili, djali 27-vjeçar nga Borja e Kukësit, ka humbur kontaktet me 6 shokët e tij mëngjesin e 3 shtatorit teksa kishte dalë për të mbledhur boronica.

20 km nga fshati Borje i Kukësit, banorët shkojnë në Bjeshkët e Sharrit në Kosovë për të mbledhur boronica, aty ku shkelet mbi para sikurse thonë ata.

Mbledhja e boronicave ju siguron të ardhurat për jetesën, por këtë sezon fshati u trondit nga humbja e një djali të ri nëpër bjeshkë.

“Ky është rasti i parë që ndodh diçka e tillë. Kemi 20 vjet që mbledhim boronice dhe asgjë nuk na ka ndodhur. Lus Zotin që të jetë rasti i humbur”, deklaroi për Top Channel xhaxhai i djalit të zhdukur.

Në bjeshkët e Brodit dyshohet se Meladin Adili, djali 27-vjeçar nga Borja e Kukësit, ka humbur kontaktet me 6 shokët e tij mëngjesin e 3 shtatorit teksa kishte dalë për të mbledhur boronica.

Prej asaj dite edhe pse kërkimet kanë vijuar, djali as nuk është parë, as zëri nuk i është dëgjuar më.

I gjithë fshati prej një jave është në kërkim të Meladinit, teksa familjarët kërkojnë që përpjekjet e policisë së Kosovës me të Shqipërisë të thellohen në punën për gjetjen e djalit.

“Jemi përpjekur. Atë ditë që ka humbur djali në ora 8:30 kemi pasur një telefonatë në lidhje me të. Telefonata që ka ardhur kishte prefiksin e Ukrainës. Telefonata është e dyshimtë, por ka edhe njëfarë shprese se ai mund të jetë gjallë. Pra kemi dyshime mos është marrë nga dikush. Nuk e di…Kjo të saktësohet nga ka ardhur telefonata”, shprehet tutje xhaxhai i djalit, shkruan Topchannel, transmeton Klankosova.tv.

Banorët thonë se moti në bjeshkë ndryshon çdo 15 minuta.

Moti është i paparashikueshëm dhe në këto kushte me këto reshje të dendura shiu kërkimi ka ndaluar.

Më Shumë

Kosova fiton në fund ndaj Bullgarisë, ruan kreun e grupit me bilanc perfekt

Kombëtarja e Kosovës në futboll për vajza ka shënuar një fitore dramatike ndaj Bullgarisë me rezultat 2:1, në ndeshjen e zhvilluar në Prishtinë, në...

Një defekt në rrjetin e ujësjellësit lë pa ujë disa fshatra të Malishevës

Një defekt i paraqitur në gypin furnizues me diametër 160 mm, në dalje të Gurbardhit, ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes...

Lajmet e Fundit