7.4 C
Prizren
E premte, 20 Mars, 2026

Mjekët nga Turqia do t’i operojnë 16 fëmijë me probleme me zemër

Mjekët nga Turqia do t’i kryejnë 16 operacione tek fëmijët me probleme në zemër në Kosovë.

Po ashtu gjatë javës do të realizohen edhe 30 intervenime të tjera kardiologjike, përfshirë koronarografi dhe stentime dhe raste elektrofiziologjike.

Ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, me këtë rast ka shprehur falënderim për shtetin turk pë dnihmën që po i jep shëndetësisë kosovare.

“Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar për avancim të shërbimeve shëndetësore, andaj përkrahja dhe mbështetja e ekspertëve është e mirëseardhur”, tha Vitia.

Ndërkaq ambasadori turk Tunç Angili, tha që ndihet i nderuar që është pjesë e këtij organizimi.

Në emër të ekipit të ekspertëve foli Prof.dr. Alper Guzeltas, i cili fillimisht tha se ndjehet i nderuar që është udhëheqës i ekipit dhe që ka mundësi të kontribuoj për fëmijët e Kosovës.

Ekipi i mjekëve po qëndron në Kosovë në bashkëpunim dhe mbështetje të organizatës Muntada Aid, Kabir Miah, kurse koordinimin punës e ka bërë dr. Ramush Bejiqi.

Më Shumë

“Ishte i ri”, Apeli ia zbut për 5 vjet dënimin të akuzuarit për krime lufte në Prizren

Më 1 shtator të vitit 1998, Fatmir Bojaxhiu dhe vëllezërit Binak e Reshat Daçaj u vranë e pastaj u masakruan në malin afër lagjes...

McCorrmick i Rahovecit shpallet MVP i javës

ProCredit Superliga është bërë më interesante se kurrë, me çdo ndeshje, që është shumë e rëndësishme për çdo pozitë. MVP i javës shpallet J'von McCorrmick...

Lirohet Gjesti

Lajmet e Fundit