7.9 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Ankesa e mbrojtësve të “Burdushit” në Apel ndaj refuzimit të kërkesës nga Themelorja lidhur me shtyrjen e vuajtjes së dënimit

Mbrojtësit e të akuzuarit Hysri Peqani i njohur si “Burdushi”, avokatët Durim Osmani dhe Feim Alaj, më 15 shtator 2023, kanë parashtruar ankesë kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke kërkuar nga Gjykata e Apelit që çështjen ta kthen në rivendosje ose të vendos mbi lutjen për shtyre për te dënuarin.

Në ankesën e siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se ankesa është bërë për shkak të konstatimit të gabuar të gjendjes faktike dhe shkeljes së dispozitave procedurale.

Ndërsa, sipas avokatëve Osmani e Alaj arsyetimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë është i paqëndrueshëm dhe i pa bazuar në shkaqet e përcaktuara me ligjin special.

Lidhur me këtë, gjykatës së Apelit i kanë propozuar që të aprovohet ankesa e palës së dënuar Peqani si e bazuar, ashtu që prishet aktvendimi i Gjykatës së Themelore te Prishtinës i datës 12 shtator 2023, ashtu që Gjykata e Apelit ta kthen në rivendosje ose vendos mbi lutjen për shtyre për te dënuarin.

Ndryshe, më 12 shtator 2023, Gjykata Themelore në Prishtinë, ka nxjerr Aktvendimin, në bazë të cilit ka refuzuar kërkesës së avokatëve Durim Osmani dhe Feim Alaj për të dënuarin Hysni Peqani, për shtyrje të ekzekutimit, për shkak të mungesës së provave përkitazi për kërkesën e tij.

Sipas përfaqësuesit të palës së dënuar, aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtine është nxjerr duke mos ja falur besimin raporteve mjekësorë të bashkangjitur në lutjen për shtyrje të dënimit, kurse në raporte të bashkangjitura janë në detale të specifikuara si dhe raportet që përmbajnë data paraprake para se vendimi i shkalles se dytë të bëhet i plotfuqishëm që argumenton se i dënuari vuan nga një sëmundje akute në mushkëri dhe ka vështirësi në frymarrje

Më Shumë

Sektori privat proteston, përmend shkeljet që iu bëhen në vendet e punës

Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka protestuar në sheshet e Prishtinës duke kërkuar kushte më...

Bashkimi mposhtet pas vazhdimeve, seria shkon në ndeshjen e pestë në Prizren

Bashkimi është mposhtur nga Bora me rezultat 104:99 pas vazhdimeve, duke bërë që seria gjysmëfinale të barazohet dhe të vendoset në ndeshjen e pestë. Në një...

Lajmet e Fundit